Qeveria do të paraqesë shumë shpejt publikisht ambasadorin e ri shqiptar në Uashingtona Kështu shkruan sot në “Panorama” Jorgji Qirjako, i cili i referohet burimeve diplomatikea Ambasadorit aktual në Uashington po i mbaron mandati dhe administrata e re ka shqyrtuar 2 kandidaturaa
“Një burim nga administrata bëri me dije se çdonjëra prej dy kandidaturave që shumë shpejt do të zgjidhet, do të jetë gati tronditëse për publikun, qarqet diplomatike në vend, por do të zgjojë edhe admirimin e madh në Uashington, në Departamentin e Shtetit, në departamentet e tjera të qeverisë së SHBA-ve, madje edhe në Shtëpinë e Bardhë” thuhet në artikulla
Bazuar në ligjin e Shërbimit të Jashtëm të Shqipërisë dhe në përvojën më të mirë perëndimore,sipas autorit, qeveria caktoi kriteret për kandidatët konkurrues sipas dy variantevea Varianti i parë: Kandidati për ambasador në Uashington vjen nga politikaa Varianti i dytë: Qeveria vendosi të shqyrtojë dhe të ketë si kandidat potencial për ta dërguar në Uashington diplomatin më të mirë, më me përvojë dhe më të talentuar që kaa Dilema në të cilën gjendet tani qeveria për të marrë një vendim përfundimtar qëndron pikërisht te fakti se përballë kandidaturës, që vjen nga politika, në fakt, shumë i pranueshëm dhe i pakonkurrueshëm, qëndron një kandidat alternativ që vjen nga Shërbimi i Jashtëma “Burime nga administrata thonë se kandidati i zgjedhur nga shërbimi do të kishte ngjallur zili edhe në vende me përvoja dhe histori të hershme të shërbimeve diplomatike, që nga koha e Rilindjes italiane, në të cilën lindi diplomacia moderne” vijon artikulli, që mbyllet me parashikimin se “për shkak të admirimit që çdonjëra prej kandidaturave do të ngjallë në Uashington, nuk është parë aspak e nevojshme që të ketë ndonjë shkëmbim paraprak me Uashingtonin”a
http://respublicaaal/artikuj/2014/05/04/kush-do-te-jete-ambasadori-i-ri-shqiptar-ne-uashington-panorama-shkruan-se
Source: Tema – Aktualitet