Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bardhi ka reaguar pas njoftimit për media të Enkelejd Alibeaj se ka vendosur të tërhiqet nga detyra e kryetarit të komanduar të partisëa Në deklaratën e tij Bardhi tha se ka thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetaren, Jorida Tabakua
“Pasi jam njohur me deklaratën e Nënkryetarit të Partisë za Enkelejd Alibeaj, që ushtron përgjegjësinë e drejtuesit të Partisë, se heq dorë nga ushtrimi i kësaj përgjegjësie dhe nga detyra e Kryetarit të Grupit Parlamentar, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetaren e Partisë znja Jorida Tabaku, për të vlerësuar mbi zbatimin e nenit 46 të Statutit, në këtë periudhë tranzitore”, – shkruan Gazment Bardhia
Në rast se Tabaku do të marrë përsipër që të zëvendësojë kryetarin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, atëherë do të mblidhet Këshilli Kombëtar që bën komandimina
Sipas statutit të partisë, Jorida Tabaku mund të marrë drejtimin e përkohshëm të PD pasi është nënkryetarea Enkelejd Alibeaj deklaroi se do të vijojë të jetë nënkryetar i PD por me tërheqjen nga kreu i grupit parlamentar, vihet në pikëpyetje edhe nëse do të mund të jetë nënkryetara
The post Kush e merr drejtimin e PD-së së vulës pas largimit të Alibeajt appeared first on Lapsiaala