Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Kuvend /Bregu: Të rikthehen në punë të shkarkuarit nga administrataa Balla: Nënshkruanit kontrata të përkohshme për vota

May 8, 2014

ballaKuvendi u përfshi nga debatet dhe akuzat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, në një kohë që seance nisi me 1 minutë heshtje në nderim të shkrimtarit dhe përkthyesit Amik Kasoruho pas ndarjes nga jetaa Në vijim séance vijoi me diskutimet e deputetëve dhe paraqitjen e amendamenteve nga ana e ligjvënësve të opozitës në lidhje me kalendarin e punimeve të Parlamentita

Topalli: Enverizmi është në sallën e Kuvendit

Ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në fjalën e saj në seancë u ndal në debatin e ditëve të fundit mbi nderimin me grusht apo përkuljen para fotos së diktatorit Hoxha të ministrit të Drejtësisë Nasip Naçoa “Ajo që kemi parë në varrezat e Përmetit me nxënësit me grusht, ajo që pamë në Berat kur ministri i Drejtësisë u përkul para kriminelit, Hitlerit të Shqipërisë, ajo që kemi dëgjuar qysh në ditët e para që kur kjo Qeveri  erdhi në pushtet, nuk janë rastësia Enverizmi nuk është vetëm shfaqja e portretit, enverizmi nuk është vetëm grushti që detyruat fëmijët e vegjël, enverizmi është i pranishëm edhe në këtë sallë”, theksoi Topallia Në vijim duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës,  ish-Kryeparlamentarja theksoi se  “Ju kur përkuleni nuk i shihni portretet, mbyllni sytë dhe bëni sikur nuk dini se cfarë keni përpara? Unë e shoh si provokim dhe duhet të kërkoni të falur për të gjitha krimet e asaj periudhe, por ajo që më shqetëson është se gjithçka që ndodh në këtë sallë, varfërimi i shqiptarëve, urrejtja, gjuha e kërcënimit, arroganca, marrja e kompetencave të Presidentit, uzurpimi i institucioneve të pavarura, janë enverizëm”a  Në fund të fjalës së saj, Topalli i drejtoi një apel shqiptarëve që të mos presin rradhën, port ë reagojnë pasi sipas saj ne ia kemi borxh fëmijëve tanë të ardhmena

Bregu: Kuvendi të detyrojë Qeverinë për të zbatuar vendimin e Kushtetueses  

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit, deputetja demokrate Majlinda Bregu kërkoi nga Kuvendi të detyrojë Qeverinë të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Nënpunësin Civila  Bregu paraqiti një amendament në Kuvend, sipas të cilit mazhoranca duhej të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të rikthente në detyrë të gjithë nënpunësit e administratës që u pushuan padrejtësisht nga punaa  “Se çfarë respekti ka kjo qeveri për administratën e pamë më 1 Maj në panairin e kingave”, theksoi Bregua Në vijim ajo theksoi se numri i të larguarve nga administrate është 7 mijë, ndërsa ministrat nuk i janë përgjigjur kërkesave të deputetëve demokratë në lidhje me numrin e personave që janë pushuar nga punaa

Balla: 2 në 3 të larguar nga administrata humbën gjyqet

Deputeti socialist Taulant Balla duke reaguar ndaj kërkesës së bërë nga ligjvënësja Majlinda Bregu tha se më në fund pas 8 vitesh, ministrat po i përgjigjen çdo kërkese që shtrohet për ta nga ana e deputetëvea “Për 8 vite, ish-spikerja e Kuvendit bllokonte çdo kërkesë të deputetëve të opozitës së asaj kohe, kur na thuhej se kërkesat tona ishin jo kushtetuese, nuk ishin komform ligjit etj etj”, theksoi Ballaa Në vijim duke iu referuar numrit të punonjësve të administratës së larguar nga puna, Balla theksoi se janë vetëm 1200 punonjës që i janë drejtuar gjykatës, nga të cilat vetëm 400 janë fituar në shkallën e parë nga paditësita “Pra 2 në 3 raste fitohen nga shtetia  Amendamenti juaj kërkon të shkrijë Gjykatën dhe të rikthejmë në punë të gjithë ata që janë pushuara E latë pushtetin me 5700 kontrata të përkohshme, madje një pjesë e tyre i gënjyet dhe nuk u paguana Kishte 6 mijë mësues me kontrata të përkohshme, madje ka pasur shkolla që kishte 6 mësues për 8 nxënës, duke lënë një model tuajin në këtë drejtima  Këtë e bënit për të mbledhur vota, ju duheshin votat bënit kontrata të përkohshme”, theksoi Ballaa Ndërsa në lidhje me shifrat e pretenduara nga opozita për të larguarit nga Ministria e Drejtësisë dhe institucionet në varësi të saj, Balla ironizoi duke thënë “të liruarit nga burgu për shkak të Ministrisë nuk janë punonjës të Ministrisë së Drejtësisë”a

Source: Tema – Aktualitet

©2025 Gazeta.al SKAI Software Solutions