Kuvendi nisi debatin e kërkuar nga Partia Demokratike në lidhje me narkotrafikun, pas vendimit të marrë në Konferencën e Kryetarëve për të përfshirë në rendin e ditës së punimeve të Parlamentit edhe të këtij debate në një kohë prej dy orësha Seanca nisi me një replikë mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçia
Ish-Kryeminsitri Sali Berisha kërkoi që titulli i debatit të jetë Rama ika
“Në ekranët e Kuvendit kjo pjesë e seancës duhet të titullohet Rama ik dhe jo vetëm diskutim për narkotrafikuna Mundësisht pasqyroni ngjarjen e jashtëzakonshmea Pasqyroni thelbin e kërkesës tonëa Sot mbarë kombi e sheh këtë sallë dhe duhet të shohë seriozitetin më absolute”, tha Berishaa
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, u shpreh se, Berisha ka kërkuar tetë vjet të përballej me Edi Ramën dhe tashmë e ka përballëa
“Për ta larguar Edi Ramën duhet të presësh 8 vjeta Tetë vite ke ulëritur ku e keni, ku e keni, po ja tani përballu me të”, reagoi Ruçi, ndërsa e cilësoi vendimin e marrë për ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend si një konsensus që mazhoranca i dha opozitës, megjithëse nuk ka rregullore që e parashikon atëa
Në një tjetër reagim, ish-Kryeministri Berisha u shpreh “këta që janë sot prapa meje kanë hyrë në histori si qeveria narkotrafikut, apo si qeveria e rrotës së thyera Sot është momenti që shqiptarët të kuptojnë që në harkun kohor prej 8 muajsh Edi Rama bëri që në të gjithë rrjet sociale dhe nga mediat ndërkombëtare të thirrej Edskobar, megjithëse Eskobari nuk u bë asnjëherë Kryeministër”a
Gent Strazimiri
Deputeti demokrat Gent Strazimiri iu përgjigj deklaratës së kolegut të tij socialist Blendi Klosi mbi praninë e kreut të komunës së Lazaratit në protestën jashtë Parlamentita
“Në protestë mund të jetë edhe kreu i komunës Lazarat, i cili vjen pas një ndeshje futbolli me policinë ku drejtori i këtij (drejtuar ministrit Tahiri) tha nuk pashë drogë”, u shpreh Strazimiria
Sipas tij, ka një moskordinim të asaj çfarë thotë ministri i Brendshëm për operacionin dhe asaj që thotë drejtori i Policisëa
“Ministri thotë se “Policia mbërriti për 4 minuta, i prisnima Drejtori i policisë tha se policia mbërriti për 40 minuta megjithëse i prisnim”, tha ligjvënësi demokrata
Lidhur me akuzat e mëparshme të opozitës për trafikun e drogës me avionë, Strazimiri u shpreh se “thoni se është tentativa e parë, po pse betonohen aeroportet e ushtrisë? Policia e mobilizuar zuri një avion dhe një makinë që nuk lëviznin nga vendi dhe ikën 3 makina të mbushura me drogë, këtë e dinë të gjithëa Nuk e kapi policia drogën, por kapi droga policinë”, theksoi aia
Strazimiri ka përmendur edhe lëvizjet në polici duke thënë se keni futur në punë njerëz të pushuar nga puna nga ministri socialit Igli Toska, për trafik drogea
“Do të ikësh dhe nuk do të kesh kohë të marrë as paratë e fituara nga trafiku i drogës”, iu drejtua Strazimiri Kryeministrit Ramaa
Blendi Klosi
Deputeti i PS Blendi Klosi akuzoi opozitën se droga e cila po kapet është rezultat i lejimit të mbjelljes së hashashit në kohën e PDa Sipas Klosit zgjedhjet e 23 qershorit treguan se populli dha 1 milionë vota se ishte i lodhur dhe i frikësuar nga pushteti i mëparshëma
“Jeni futur sot në një debat nga ish pushtetarët, nga ata të cilët të lejonin mbjelljen e hashashit dhe luftimin e trafikuta I paparë debati i sotëm po për çfarë? Për një aksion të suksesshëm të policisë që bllokoi drogën dhe trafikantëta Kemi sot 8 muaj nga qeverisja e rilindjes, dhe keni ngritur këtu kauza që nuk zgjasin më shumë se 3 ditëa Folët për të larguarit nga puna të cilët ishin 260 vetëa Në fakt të larguarit ishin vartësit tuaj, dhe kjo kauza nuk zgjati më shumë se 3 ditëa Ku jeni sot? I sollët me furgona në protestë e ikët me bishtin ndër shalëa Folet për ndërtimet pa leje, por ne do t’i prishim ndërtimet pa leje të trafikantëve, ndërsa ju kërkoni protestëa Ngritët komision, dhe çfarë nxorri? Nxorri që nga policia janë larguar dhe lëvizur më pak se 300 efektivë dhe të gjithë njerëz të afërt me ish pushtetarëta Po çfarë bënin më mirë këta efektivë? Shoqëronin mbjelljen e hashashit, shoqëronin trafikantëta Duhet ta kuptoni, ti i pari Sali Berisha, se qytetarët votuan në 23 qershor kundër jush, se ndiheshin të kërcënuar nga qeverisja juaja Të kthehemi tek debati i sot, pse na kapët drogën e Lazaratit, ky është debati juaj sota Ju harroni se kjo është struktura që e keni lënë policinëa Prandaj jeni mërzitur sot se vetëm muajt e fundit janë kapur me tonelata drogëa Prandaj bërtisni ju sot, po more zotërinj do ta luftojmë krimin që ju ngritëta Çdo ditë policia e kësaj mazhorance do ta luftojë krimin, trafikuna Në 2007 ju fituat 2000 me 0, në 2011 ju 700 vota më shumë, ndërsa në 2013 pavarësisht se fituam në gjithë Shqipërinë, morëm vetëm 123 vota nga komuna e Lazaratit”, tha Klosi
Debati Berisha-Klosi
Berisha: Fatos Klosi, kushëriri i këtij nxorri njësitë e SHISH në aeroport, por në vend ta merrte antidroga e morën njësitë e SHISH, u bë një betejë e jashtëzakonshme, dhe njeriu që e mori ishte Blendi Klosia Dhe drogën e bëri drogën e partisëa Të lutem! Mori dokumentat, e mori kushëriri dhe kushëriria Sot po e dëgjoni dhe zgjatua diskutimet që shqiptarët të kuptojnë se këta janë avoketër të padiskutueshëm të trafikut të drogësa Nuk është e rastit që ky zotëria bën avokatinëa Ia mbajtën të shoqen peng 1 javë, e di gjithë Beratia
Blendi Klosi: Sapo më erdhi një foto, kryetarin e Lazaratit e solle ti këtu në Tiranë në protestëa Sa i përket, karrierës, kam qenë që në vitin 2005 në administratë cfarë nuk ke skicuar për muaa Po ti nuk e beson atë cka do them se ti ke atë formim që ke, Isha, jam akoma në politikëa Në 23 qershor, ishte dita më e lumtur jo vetëm për mua por për gjithë kolegët se të hoqëm ty nga politikaa Kjo është një e mirë për brezat që do vijnëa Por ka dhe një të mirë që të kemi këtu, se je si Feri i Dantesa Ti ishe ai njeri që vrave në Bulevard për të vjedhur lekëa Ti sot i mban dhe këta penga Ik e liro vendin Sali Berishaa
Berisha: Qytetarë dhe qytetare! Qeveria e drogës është në ekstazëa Dhe këto duartrokitje e provojnëa Lidhur me fjalët, recitoj cdo fjalë i gjori por drogën e partisë nuk e mohoi dot, 22 kg kokainë, janë të dokumentuara nga zv/drejtoria I kam të gjitha dokumentat dhe së dyti, të dashur qytetarë, këta baronë droge, dëshmojnë me diskutimet e tyre se votën e 23 qershoruit e kanë kup[tuar për trafik drogea
Arben Ristani
Deputeti Ristani u shpreh se opozita është ngritur më këmbë për të mos lejuar që Shqipëria të kthehet në Kolumbi drogea “Jemi këtu në këmbë bashkë me popullin për mos lejuar që Shqipëria mos kthehet në Kolumbi të drogësa Policia nuk mund të kthehet në bashkëpunëtore të trafikantëve të drogës dhe aq më tepër ta udhëheqë atëa Nuk meritojmë të kthehemi sot në vend që transportojmë drogë, shumë turp ta shndërrojmë Otranton në autostradë të drogësa Shumë turp të detyrojmë vendet fqinje të nxjerrin ushtrinë për tu mbrojtur nga trafikantët shqiptarëa E vërteta ndjek këtë kurbë, fillimisht tallet e përqeshet, pastaj sulmohet dhe më pas pranoheta Edhe e vërteta jonë për drogën këtë kurbë ndoqi, u përqesh, u sulmua si e pavërtetë dhe do pranohet me hir apo me pahira Ediskobari ynë do vetëm të mbushë xhepat e tij”, tha aia
Petrit Vasili
“Hyjmë në një debat të improvizuar nga një shqetësim i sjellë nga PD dhe në këtë debat duhet të flasim me qetësinë e duhur, do u flasim shqiptarëve me gjuhën e arsyesa Po kërkohet në mënyrë antikushuese për të shndërruar Parlamentin në Prokuroria Ata që kërkojnë ta bëjnë shpesh këtë nuk do që t’i shkojnë çështjes deri në fund”, u shpreh tha Vasilia
Sipas tij, “autorët janë arrestuar , institucionet hetuese i kanë të gjitha materialet në dorëa Prokuroria është aty ti depozitojmë atje akuzat, pasi ata shpallin pretencën, jo Kuvendia Detyra e Parlamentit nuk është të merret romane policeske por të ndihmojë prokurorinëa”
“Opozita duhet të pranojë atë që ka ndodhur në kohën kur ajo drejtontea Problemi nuk qëndron tek shqetësimi i një avioni që i ngeci rrota në rërë, por një kauzë për të rrëzuar Kryeministrin”, theksoi deputeti i LSI duke garantuar edhe njëherë mbështetje të plotë për prokurorinë dhe institucionet e tjera hetuese në Shqipëria
Eduard Halimi
“Kërkuam një seancë të jashtë zakonshme për të folur në Parlament pasi kryeministri u fsheh për tre ditë”, u shpreh deputeti Eduard Halimi në fjalën e mbajtur në seancë parlamentare, duke shtuar se “për ne dhe qytetarët kjo ngjarje është e jashtëzakonshme”a
Në vijim ai theksoi se ne nuk mund të pranojmë që vendi të qeveriset nga narkotrafikantëta Emëruat në polici njerëz që ministrat tuaj i kanë larguar si të implikuar në trafika
“Çdo njeri e ka kuptuar që nëse avioni nuk do i ishte thyer rrota dhe se makinës nuk do i ishte çarë sardokati do tregonit filmin e radhës, do thonit që pilotit i pëlqeu Divjaka dhe u ul për turizëma Kapja e korrierëve dhe zhdukja e organizatorëve qenka superaskiona Krimi ka marrë krahë kur sheh që qeveria është bërë avokatëve e tija U thoni avokatëve dhe prokurorëve se ata nuk janë trafikantë, por pjesë e një filmia Juve ju intereson vetëm karrigia juaj, për ju qytetarët janë asgjë”, u shpreh ligjvënësi demokrata
Sipas Halimit, sulmi ndaj Shërbimin Informativ bëhet pasi ishin të parët që lajmëruan për këtë lloj trafikua
“Kujtoni se njerëzit janë dele dhe se do presin 4 vitea E keni gabim, merrni përgjegjësitëa Populli është jashtë dhe po ju pret”, tha Halimia
Source: Tema – Aktualitet