(E PERDITESUAR)- Kuvendi nisi seancën plenare me një fjalim të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka, i cili pas akuzave në drejtim të Kryeministrit Edi Rama kërkoi dorëheqjen e tij, ose në të kundërt do të jenë qytetarët që do e largojnëa
“Ne përfaqësojmë ata që janë jashtë kësaj salle, pra qytetarët, të cilët ia dhanë përgjigjen Ramës menjëherë pas fjalës së tij të mbajtur për avionin e drogës duke e cilësuar Ediescobara Por nëse Edi Rama do të qëndrojë në atë detyre më votat tuaja, atëherë njerëzit që ne përfaqësojmë do të vijnë një ditë në Parlament dhe ai do të ikë”, iu drejtua Paloka deputetëve të mazhorancës, të cilëve i drejtoi apelin për të hequr Ramën nga posti i Kryeministrit, pasi në të kundërt nuk do ti bëjnë nder vetesa
Kreu i deputetëve demokratë tha se PD nuk kërkoi dorëheqjen e Ramës as kur dhunonte qytetarët e vendit të tij, as kur shkelte ligjet dhe Kushtetutën, as kur nuk zbatonte vendimet e gjykatave, por po e kërkon sot pasi jemi të bindur se ai është një rrezik për shqiptarët, Shqipërinë, të ardhmen tonë dhe për të mos thënë është rrezik edhe për vendet fqinjea
“Në kulmin e paranojës Edi Rama foli për skenarë të përgatitur nga qytetarët, opozita dhe mediata Njëlloj veproi edhe në rastin e armëve kimike, njëlloj veproi edhe kur si kryetar bashkie i hapën digën e liqenit artificial, në të njëjtin mënyrë veproi edhe kur ministrat e partisë së tij e çuan në prokuroria Sipas Ramës, ne si opozitë gjetëm dy vullnetarë në Itali që të bënin burg dhe që ne të kërkonim dorëheqjen e Ramësa Ne e kërkojmë dorëheqjen e Edi Rama pasi ai është një kryeministër jo i lidhur, por në shërbim përulësisht të krimit”, theksoi Palokaa
Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta referuar kërkesës së Partisë Demokratike për seancë të jashtëzakonshme tha se rregullorja e Kuvendit apo Kushtetuta nuk parashikojnë termin seancë e jashtëzakonshmea
“Ka sesion të jashtëzakonshëm, por jo senacë të jashtëzakonshmea Në bazë të Rregullores së Kuvendit një mundësi për ndryshimin e rendit të ditës së punimeve të Kuvendit ka të bëjë me mocionet, ndërsa mundësia e dytë është kur Kuvendi duhet të vendosë me jo më pak se 3/5 e deputetëve të pranishëm”, sqaroi Meta, i cili mblodhi Konferencën e Kryetarëve për të diskutuar mbi këto mundësi në varësi të qëndrimit apo propozimit që do të bënte opozitaaa
Nisja e protestës
Protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike kanë bllokuar hyrjen kryesore, nga e cila hyjnë ligjvënësit në oborrin e Kuvendit të Shqipërisëa
Nën moton “Shqipëria drejt Europës, jo Kolumbisë” mbështetësit e PD-së, të cilëve i janë bashkuar edhe sindikatat e pavarura, drejtuesit e furgonave 8+1 dhe të shkarkuarit nga administrata fillimisht u grumbulluan në oborrin e selisë së Partisë Demokratike dhe më pas u zhvendosën disa metra në drejtim të selisë së Parlamentita
Dy ekrane të mëdhenj janë vendosur para Kuvendit në mënyrë që protestuesit të ndjekin seancën plenare, ndërsa disa dhjetra forca policie janë vendosur në formë kordonësh për të shmangin incidenteta Ligjvënësit e mazhorancës kanë hyrë në Kuvend nga hyrja dytësore, e cila është në anën e pedonalesa Në sallën e Kuvendit ndodhen të gjithë deputetët, anëtarët e kabinetit qeveritar si dhe Kryeministri Edi Ramaa
Nisja e protestës u parapri nga një mbledhje e Grupit Parlamentar ku është vendosur që nëse Kuvendi nuk do të pranojë kërkesën e PD-së për të diskutuar në seancën e sotme vetëm cështjen e trafikut të drogës, atëherë ligjvënësit demokratë do të bashkohen me protestuesit dhe do të vijojnë protestëna
Deputeti i PD-së Flamur Noka duke hyrë në sallën e Kuvendit deklaroi se “kjo qeveri nuk meriton të qëndrojë më në këmbëa Ra rrota e avionit ra dhe qeveria”a Protestuesit e mbledhur para parlamentit mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Rama ik”, “Shqipëria drejt Europës jo Kolumbisë”a
Protestuesve i janë drejtuar deputetët Aldo Bumçi dhe Genti Strazimiri, të cilët janë shprehur se po kërkojnë vetëm të vërtetëna
“Po kërkojmë vetëm të vërtetën, ne në Kuvend do të jemi zëri juaj dhe i atyre shqiptarëve që na ndjekin nga shtëpitë e tyrea Ne nuk pranojmë të qeverisemi nga një qeveri narkotrafikantësh”, theksoi Strazimiria
Ndërsa deputeti Aldo Bumçi theksoi se Rama dhe Meta kanë frikë të mbledhin Kuvendin dhe kanë 1 orë që bllokojnë seancëna
(VIJON)
Source: Tema – Aktualitet