Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dalë në një konferencë shtypi për të dhënë sërish sqarime për avionin e kapur në Divjakëa Tahiri ka thënë se kapja e avionit tregon se shtetit sot është duke e luftuar seriozisht trafikun e drogësa
Ai ka akuzuar opozitën se po përpiqet të kriminalizojë një ngjarje e cila në fakt ka qenë goditje kundër trafikut të drogësa
“Avioni i ulur në Divjakë dhe makina e kapur nga policia me drogë, ashtu si dhe dy të arrestuarit, kanë qenë në një sipërmarrje bashkëpunese për trafik të lëndëve narkotikea
Shetasi italian ka qenë më parë i proceduar në Itali, ndërsa shtetasi shqiptar nuk ka qenë ndonjëherë i proceduar në asnjë venda
Hetimet për këtë trafik janë shumëdinesionale dhe të plotëa
Kjo ngjarje mbeti në tentativë falë punës së koordinuar të shtetit shqiptara
Përtej hamendësimeve dua t’u them se nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë avion fantazëm, por me leje për të hyrë dhe të dalë nga shteti shqiptar, sipas ligjeve në fuqia Avioni u zhduk në një moment dhe për këtë arsye ne jemi vënë në lëvizjea
Të gjitha sistemet e kontrollit dhe pikave kufitare kanë qenë dhe janë në punë dhe Policia e Shtetit është në këmbë dhe në krye të detyrës, ashtu si të gjitha institucioneta
Policia ka kohë që ushtron kontrolle të shpeshtuara në kufia Është kjo arsyeja që sasia e kapur gjatë kësaj kohe që ne jemi në krye të detyrës është shumë fish më e lartë se sa në kohën e këtyre që tashmë ulërasin për trafikun e drogësa
Deklaroj me përgjegjësi të plotë se historia e kësaj ngjarje është mënyra se si politika shqiptare nxit kriminalitetin dhe trafikun e drogësa
E them me bindje se sot jemi shumë herë më të fortë se u kemi dëshmuar shqiptarëve dhe autoriteteve ndërkombëtare, se qeveria shqiptare siguron një standart për shqiptarët, deri dje të paimagjinueshmea
Ndaj dua të falenderoj punonjësit e policisë për punën e bërëa
Ata që synojnë të bëjnë shqiptarët të verbër dhe të shurdhër dhe që kanë kurajon të thonë se ky ishte një dështim i policisë, apo një konfirmim i asaj që kanë deklaruara Bëjnë më mirë të heshtin, pasi policia nuk përkulet në vendosjen e ligjita
Opozita sot do t’i bëjnë shqiptarët të kuptojnë se kur policia kap drogë, ka trafik droge, ndërsa në kohën e tyre nuk ka pasur trafik droge, pasi nuk kapeja
Drog aty ka qenë në fakt, por nuk kapej nga policiaa Deklaratat e bëra nga ish-kryeministri janë qesharake dhe kriminalea
Hetimi i çështjes konkrete vijon, ndërsa detaje të tjera do të bëhen me dije më vonë, ndërsa dua t’u bëj thirrje edhe juve që të thoni të vërtetën”, tha Tahiria
Ndërkohë, pyetjes së gazetarëve për të dhënë dorëheqjen, Tahiri iu përgjigj në këtë mënyrë:
“E pres jo pa humor pyetjen tuaj, pasi e kam vënë re që edhe opozita do të nxjerrë përgjegjës për arritjet e shtetita Ne sot jemi më të fortë pasi sigurojmë një standart sigurie që deri dje as mund të mendoheja Ju sot duhet të vlerëson policinë për punën dhe angazhimin e vet, që qeveria e djeshme nuk e kishtea Nëse doni t’i drejtoni dikujt një pyetje të tillë, do bënit mira t’ja bënit atyre që deri dje drejtonin Ministrinë e Brendshme dhe qeverinë, pasi ajo që kemi bërë këto muaj, tregon se deri dje ata flinin gjumëa Ka një të vërtetë në deklaratat e opozitës: po ndodh e paimagjinueshmja, pasi ajo që deklaronte Berisha për trafik me avionë, u ndalua nga policiaa Kjo do të thotë që kanë dijeni kur kanë qenë në detyrë dhe nuk e kanë bërë detyrën siç sot po e bën kjo qeveri”a
Source: Tema – Aktualitet