Ministria e Brendshme reagoi pas lajmeve për sekuestrimin e një sasie prej 782 kilogramë hashash në Italia
Sipas kësaj ministrie, lajmi nuk është i vërtetëa
“Lidhur me lajmin e raportuar në media, për sekuestrimin e një sasie prej 782 kg marijuanë në Itali ditët e fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Policinë e Shtetit, informon se nuk ka asnjë të vërtetë në të”, thuhet në njoftimin e MB-sëa
“Drejtoria Qendrore e Shërbimeve të Antidrogës në Itali konfirmon se sekuestrimi i lëndës narkotike prej 782 kg, është kryer në datat 1 dhe 3 korrik 2011a
Autoritetet e Guardia di Finanza të Firences, kryen në datë 20 Maj 2014 arrestimin e 7 shtetasve shqiptarë në Romë, Chiavari (Genova), Fano (Pesaro), Fermo e Ascoli Piceno, për trafikimin e kësaj sasie të konsiderueshme të lëndëve narkotikea
Nga hetimet e kryera rezulton që droga e përmendur ta ketë prejardhjen nga Shqipëria, por e trafikuar në vitin 2011,” përfundon njoftimia
Source: Tema – Aktualitet