Interi rifillon mirë pas barazimit spektakolar 4-4 kundër Juventusit dhe mund Empolin me rezultatin 0-3. Vendimtarë ishin Frattesi, autor i dy golave dhe Lautaro Martinez, gjithnjë e më shumë në historinë e Interit. Një gol e një asist kundër Empolit dhe argjentinasi kështu u bë lojtari i huaj me më shumë gola për Inter. E në fund të ndeshjes Lautaro Martinez shprehu mendimin e tij për vendin e shtatë që zuri në “Topin e Artë.”
Rekord për Lautaro Martinez
Me golin e shënuar dje kundër Empolit, El Toro u bë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Interit (134 gola), duke kaluar hungarezin Istvan Nyers, sulmues i Interit nga viti 1948 deri në 1954.
Përveç golit, Lautaro dha edhe një asistim për Frattesi. Kështu, Interi mbetet në ndjekje të Napolit, nga i cili është i shkëputur me 4 pikë, në pritje të përballjes direkte më 10 nëntor.
Lautaro’s record-breaking moment #ForzaInter #EmpoliInter pic.twitter.com/snLLlCivI9
— Inter (@Inter_en) October 31, 2024
Polemika për “Topin e Artë”
Në përfundim të ndeshjes, Lautaro doli para mikrofonëve të DAZN ku iu kërkua të thoshte disa fjalë për vendin që zuri në “Topin e Artë.” “Toro” doli i shtati në renditjen finale, falë fitimit të Serie A dhe Copa America, të dyja si golashënues kryesor.
Lexo më tej: Video/ Gol i anuluar e karton i kuq: Frattesi e Lautaro thyejnë Empolin me 10 lojtarë
Lautaro nuk ishte shumë i kënaqur me vendin e shtatë dhe tha: “Është një pozicion që mund ta përmirësoj, por sinqerisht prisja më shumë. Megjithatë, unë punoj për Interin dhe për Argjentinën dhe ndonjëherë këto çmime nuk shpërndahen gjithmonë në mënyrë të drejtë.”
The post Lautaro në histori, bëhet shënuesi më i mirë i huaj i Inter: thumbon Topin e Artë” appeared first on Lapsi.al.