Teksa flitet për hashash në Shqipëri është e vështirë të mos përmendet dhe fshati Lazarat, aty ku për më shumë se dy dekada kultivimi i kësaj bime mbetet biznesi fitimprurës për banorët e zonës si dhe grupet kriminale të narkotrafikuta
Kjo ka një shpjegim, pasi aty hashashi është bima e cila kultivohet nga fara e deri në procesin final të boçeve, të cilat arrijnë në treg me vlerën 300 euro për kilograma Një grup i xhirimit të “A1 Report” ka mundur të futet në brendësi të fshatit, duke ju ofruar pamje ekskluzive të cilat flasin qartë se Lazarati dhe banorët e tij vazhdojnë të pa shqetësuar nga askush kultivimin e drogës, ndërsa nga kreu i kësaj komunë Dasho Aliko nuk ka asnjë denoncima
Në oborret e banesave të lazaratësve, pamjet tregojnë se janë me qindra e mijëra vazo me ngjyrë të kuqërremtë që janë të mbjella plot me fidanë, e “në pak ditë këto fidanë do të dalin për mbjellje”, në parcela deklarojnë jashtë kamerave banorët e zonësa
Në pamje nuk mungojnë as bidonët me pleh apo depozitat e ujit që nevojiten për kultivimin e fidanëvea
Pamja është thuajse e njëjtë në të gjitha shtëpitë e fshatit ku me mure të larta për të shmangur vështrimet nga lëvizjet nëpër fshat, secili nga ato banorë ka krijuar oazin e tij, duke kultivuar i paprekur fidanëta
Ndërsa në pamjet e fokusuara, shihet që fidanët janë të vendosur në qese plastmasi me ngjyrë të zezë dhe janë pozicionuar mbi tarracë ku dhe dielli bie më shumëa
Një ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se të hënën nis procesi i monitorimit me avionë nga ajri të territorit për identifikimin e zonave të mbjella me hashash, ndërsa pamjet e “A1 Report” tregojnë se procesi në Lazarat vazhdona
Grupi Xhirimit nga Tv “A1 Report” mundi të sjellë këto pamje ekskluzive të cilat krijojnë një panoramim të situatës aty ku nuk mungojnë, vazat e plehut, depozitat e ujit, punëtorët, dhe gjithçka që nevojitet për të rritur drogën, zvadrejtori i policisë Sokol Bizhga pak kohë më parë deklaronte se “hyra në fshat, piva një kafe me banorë të zonës dhe nuk pashë të kishte drogë!”a
Për grupin e xhirimit të “A1 Report” banorët e zonës dhe punëtorët që prej pak ditësh kanë nisur sezonin e dytë të punës në Lazarat deklarojnë, se niveli i mbjelljes ka rënë paksa por ata punojnë të pashqetësuar nga askush përfshi këtu dhe policinë pasi sipas tyre në fshat nuk ka policia
Source: Tema – Aktualitet