Po mbushen 24 vjet nga koha kur vendose të flakësh teserën e Partisë së Punës dhe të kryesosh partinë e të djathtëve në Shqipëria Po bëhen 24 vjet që flet, bërtet e çirresh kundër Enver Hoxhës, duke e shndërruar antikomunizmin në kredon tënde politikea Por në këto 24 vjet ka ndodhur pikërisht ajo që ti ke patur më shumë frikë se do të ndodhte: Figura e Enver Hoxhës është lartësuar gjithnjë e më shumë dhe figura jote ka rënë gjithnjë e më shumëa
Në të vërtetë, do të ishte e vështirë të krahasoje figurën tënde me atë të Enverit, edhe pse starti është i pabarabartëa Ai erdhi në politikë si komandant i një ushtrie që çliroi vendin, ndërsa ti erdhe nga oborri i Ramiz Alisë i mbushur me mllefin ndaj Komandantit që nuk të zgjodhi si mjekun e tij personala
Erdhe ti në atë fund dhjetori dhe, për hir të së vërtetës, solle shumë shpresa për popullin, që kishte nisur të vuante si pasojë e degradimit që i bënë sistemit njerëzit që morën pushtetin pas vdekjes së Enverita Me dorën që nuk e laje që kur kishe takuar Enver Hoxhën, ngrite dy gishtat në tribunë dhe premtove se kurrë më nuk do të rikthehej ai regjim gjakatara Mblodhe rreth vetes bij plangprishës dhe pionierë të Enverit, ish-anëtarë të PPSH-së dhe ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe premtove një Shqipëri ku të gjithë do të ishin të lirë e të sigurta Por na gënjeve o Salia
Shqipëria jote është Shqipëria e ’97-ësa Askush që nga koha e Haxhi Qamilit nuk kishte arritur të shkatërronte një shtet e një komb aq shpejt sa ia arrite tia Askush që nga koha e Esta Pashë Toptanit nuk e kishte shitur detin, tokën e ajrin aq bukur sa e bëre tia Kurrë nuk na e ke thënë sa paska qenë numri i viktimave të Enverit për 40 vjet, por jam i bindur se janë shumë më pak se viktimat e tua dhe të shokëve të tu që na kanë qeverisur në këto 24 vjeta Ata që vrau Enveri ishin ca si puna jote, që i janë qepur në kurriz këtij populli si shushunja dhe nuk i ndahen derisa t’i thithin edhe pikën e fundit të gjakuta Dhe nuk e rregullon dot biografinë tënde politike duke hedhur baltë mbi Enver Hoxhën, qoftë me gojën tënde, qoftë me ata fëmijë të politikës që i nxjerr në tribunaa
Nuk është faji i Enver Hoxhës pse qëndron shumë më lart se ti në historia Edhe ti e pate shansin tënd, por në vend ta udhëhiqje popullin drejt një jete më të mirë, sikurse bëri sa ishte gjallë Enveri, e udhëhoqe drejt greminës, drejt shkatërrimit ekonomik dhe degjenerimit moral, i vure kazmën nga themelet një shoqërie që kishte nisur të prodhonte një elitë intelektuale (ndër të cilët dhe ti) dhe e mbushe vendin me analfabetë me arsim të lartëa Kërkove të bëhesh mbret vetëm dy vjet pasi kishe vënë menderen në kolltukun e Presidentit të Republikës, por populli ta përplasi surratit atë palo kushtetutëa Atëherë besoj se e kuptove se nuk arrin dot as te niveli i satrapit Zog, se me Enverin je vite dritë larga
Ishim vërtet të varfër në kohën e Enver Hoxhës, por edhe ai nuk ishte më i pasur se nea Nuk i la gruas dhe fëmijëve as toka, as vila, as pallatea Nuk i vuri fëmijët e tij të bëheshin ortakë me grekë e serbë dhe as të merrnin përqindje për investimet në Shqipëria E pra, fëmijët e tij ishin shumë më të aftë profesionalisht se fëmijët e tu, por nuk u bënë dot të pasura Barazia e Enverit ishte barazi për të gjithë, ndërsa barazia jote ishte vetëm për familjen tëndea Dhe pavarësisht se unë e them me bindje se Enver Hoxha është heroi ynë kombëtar, jam i bindur se këtë mendim po e shprehin gjithnjë e më shumë shqiptarëta Dhe një nga arsyet është pikërisht sepse askush pas tij nuk arriti dot të sigurojë një shtet të lirë, të pavarur dhe të sigurt për qytetarët e tija
Ajo që ti ke frikë se do të ndodhë, do të ndodhë vërteta Ti do të harrohesh në histori, ndërsa Enveri do të jetojë përjetëa Por nganjëherë është më mirë të harrohesh o Salia Nëse historia do të të përmendë një ditë, do të tregojë se ishe vegla e shteteve të huaja që realizoi gjunjëzimin dhe shkatërrimin e Shqipërisëa Se ishe komunisti që mashtroi për vite të tëra antikomunistëta Se ishe persekutori që tërhoqe në llumin e vet edhe “të persekutuari”a Se ishe ai që ëndërroi të bëhej si Enver Hoxha, por nuk i arriti as te maja e thoita Më mirë të harrohesh, se sa të kujtohesh si tradhtar i vendit tënda
Të gjithë ne ndryshojmë nga pak, o Salia Vetëm ti nuk ndryshove në këto 24 vjeta Ja unë, për shembull, nuk jam më sekretar i parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, të ish-partisë tënde, por jam përfaqësues i Frontit të Majtëa E ke marrë vesh besoj se tashmë të majtët e vërtetë janë bashkuar në një front të përbashkët për të ndaluar një herë e mirë shkatërrimin që po i bën këtij vendi ti dhe shokët e tua Se popullit po i hapen sytë o Sali dhe po e kupton se kush je ti dhe ata që ndërrojnë kolltuqet njëri pas tjetrit dhe që kanë frikë, qoftë zgjuar apo në ëndërr edhe nga fotografia e Enverita Se ajo nuk është thjesht një fotografia Është simboli i ndëshkimit për gjithë hajdutët dhe kriminelët, të shiturit dhe tradhtarët, mashtruesit dhe matrapazët politikë, të vetëquajtur të majtë apo të djathtëa Është një fotografi që po ta shfaqin përditë përpara syve, për të treguar se ora e së vërtetës, ora e llogarive, po afrona Të paktën shpresoj të mos ta kesh humbur atë teserën e dikurshme të PPSH-sëa Do të të ndihmojë të lehtësosh krimet e tuaa
Të uroj të të vijnë mendtë të paktën tani në pleqëri o shoku Salia U thuaj dhe atyre kalamajve që i komandon me telefona të mos merren më me Enver Hoxhëna Tregoju dhe atyre sharlatanëve politikë që ke mbledhur rreth vetes se nuk pyet luani pse i shkule një qimea Dhe mos e bëj si dhelpra me rrushtëa
Ish-shoku yt i Partisë së Punës
Marko Dajti
Source: Tema – Aktualitet