Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Ligjet shtyjnë për 1 vit afatin e AKKP/ Braho: Çefën e çuan në KLD që të mos japë llogari për batërdinë me pronat

May 5, 2014

Komisioni i LigjeveKomisioni parlamentar i Ligjeve u përfshi nga debatet gjatë diskutimit të p/ligjit të paraqitur nga Qeveria për shtyrjen me 1 vit të afatit të punës së Agjensisë Kombëtare për Kthimin dhe Kompensimin e Pronavea

Debati në Komision, nisi pasi deputeti i LSI-së Spartak Braho akuzoi ish-Kreun e AKKP-së Elvis Çefa, aktualisht nënkryetar i KLDa Braho kërkoi jo shtyrjen me 1 vit të afatit të punës së AKKP, por reformimin e të gjithë institucionit pasi sipas ligjvënësit të LSI ky institucion ka vjedhur pronat e shqiptarëvea Madje Braho e cilësoi AKKP një agjensi të cilën Cefa ka kompensuar dhe ka kthyer pronat e tij, të shokëve të tij dhe shumë shpejt letrat Elvis Çefës do ti hapena

“Kjo është arsyeja që Elvis Çefa u lëviz nga drejtuesi i Agjencisë për të mos dhënë llogari dhe vajti nënkryetar i KLD-së”, theksoi Brahoa

Akuzat e ligjvënësit socialist sollën reagimin e deputetëve të PD-së, të cilët rikthyen debatin për ndërhyrjet në serverin e  tatimevea Deputeti demokrat Arben Ristani, tha se duhet të hiqet dorë nga akuzat e papabaza dhe më parë të zbardhet skandali i Tatimevea

“Në ka njeri që akuzohet dhe do të hetohet për vjedhje janë ata që vodhën serverin e tatimeve dhe që normalisht duhet të japin përgjigje për këtë punë”, tha Ristania

Në reagim ndaj deklaratave të Ristanit, ligjvënësi Spartak Braho tha se në qeverisjen e Partisë Demokratike, ka ekzistuar nje skemë e llahtarshme mashtrimi dhe evazioni, prej afro 200 miliard lekësha

“Kjo çështje është në Prokuroria Mund të bëj publike faktin se skema e mashtrimeve dhe vjedhjeve në tatim-taksa arrin në 200 miliardë lekë dhe shumë shpejt do të vihen para përgjegjësisë të tërë autorët e realizimit të kësaj skeme”,  tha Brahoa

Në përgjigje të ligjvënësit të LSI-së, Ristani u shpreh “zotërisë që i djeg, i hyn dhe del, tregon se miza nën kësulë vërtet po i lëviz nga kjo punë”a

Zva ministri i Drejtësisë Ilir Peçi, i pranishëm në Komision, kërkoi shtyrjen e afatit të punës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave edhe me një vita

“Duhen reforma, inventarizim, faturë kompensimia Propozoj të shtyhet me 1 vit puna e AKP-së”, tha Peçia

Përkundrejt këtij propozimi, ligjvënësit e mazhorancës Bashkim Fino dhe Spartak Braho kërkuan që afati i shtyrjes të jetë dy vjet, duke argumentuar se Agjencisë i duhet më shumë kohë për të realizuar procesin e kthimit dhe kompensimit të pronavea

“Deri në 30 prill 2015 nuk përfundon procesia Ta shtyjmë edhe 2 vite të tjera që ta mbyllim njëherë e mirë”, tha deputeti Finoa

Ndërsa deputeti Braho u shpreh “t’i japim agjencisë 2 vjet kohë, që ta përfundojë procesin”a

Deputetët e PD-së u shprehën se propozimi është i pamjaftueshëm, qoftë sa i përket  afateve kohore, ashtu dhe sa i përket mënyrës se si do të zgjidhet problemia

“Gjykoj që ky propozim është i pamjaftueshëm, qoftë sa i përket sasisë kohore dhe nuk na thotë asgjë për mënyrën se si do të zgjidhet problemia Do të kërkoja nga ministria që ta monitoronte me kujdes këtë proces”, tha Oerd Bylykbashia

Source: Tema – Aktualitet

©2025 Gazeta.al SKAI Software Solutions