Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Liria e medias/ Freedom House: Shqipëria vend pjesërisht i lirë, humbet dy vende në renditje

May 1, 2014

Freedom HouseOrganizata ndërkombëtarë Freedom House në raportin e përvitshëm mbi lirinë e medies ka radhitur Shqipërinë e Kosovën në mesin e vendeve pjesërisht të liraa

Sipas raportit të publikuar të enjten Kosova zë vendin e 98, ndryshe nga viti i kaluar kur radhitej e 102-taa Ndërsa Shqipëria është vë vendin e 98-të, ndryshe nga një vit më parë kur ishte radhitur ne vendin e 96-të

Për të dyja vendeve rezultatet janë të njëjta sikurse edhe në vit më parëa Ato kanë nga 49 pikë në vlerësimin e Freedom House ku shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa shkalla 100 është pika më e ultëa

Në rajonin e Evropës juglindore Serbia është e 74-ta, Mali i Zi në vendin e 78-të, Kroacia në vendin e 83-tëa Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia radhiten pas Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht në vendet 103 dhe 122a

Freedom House vlerëso se liria e medias ka shënuar rënien më të madhe në dhjetëvjetëshin e fundita Vetëm një në shtatë njerëz jeton në vendet me media të lirëa

Rënia është nxitur pjesërisht nga zhvillimet në disa shtete të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Egjiptin, Libinë, dhe Jordaninë, problemet në Turqi, Ukrainë, dhe në një numër vendesh në Afrikën lindore, si dhe përkeqësimi në mjedisin relativisht të hapur medial të Shteteve të Bashkuaraa/VOA

Source: Tema – Kryesore

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions