Këngëtarja Lizzo, ka treguar së fundmi për një periudhë shumë të vështirë që përjetoi pas padive për ngacmim seksual dhe sulm nga disa prej balerinave të saj të mëparshme në gusht të vitit 2023.
“U bëra shumë paranojake dhe e izoluar,” tha Lizzo, në një intervistë për kopertinën e revistës Women’s Health.
“Dikur hyja në dhomën e grimit dhe thoja: ‘Dëgjoni çfarë më ndodhi mbrëmë!’ Por nuk mund ta bëja më këtë. E shtyva çdo njeri larg vetes. As me terapisten time nuk flisja më. Nuk isha e pranishme. Nuk isha e hapur. Nuk isha më vetvetja.”
Këngëtarja shtoi se kishte arritur në një pikë ku ishte “lodhur nga jeta.”
“Arrita në atë pikë ku thashë: ‘Mund të vdes.’ Nuk tentova kurrë vetëvrasje dhe nuk e mendova seriozisht, por e pyeta veten: Nëse të gjithë të urrejnë dhe mendojnë se je një njeri i tmerrshëm, cili është kuptimi?”, tha ajo.
Pas muajsh të tërë vetmie dhe reflektimi, Lizzo vendosi të marrë pjesë në turneun Renaissance të Beyoncé-s.
“Isha shumë nervoze,” rrëfeu ajo, duke menduar se njerëzit do ta përbuznin. Por ndodhi e kundërta: ajo u prit me përkrahje dhe dashuri nga publiku.
“Më bëri të ndihesha sikur, wow, ndoshta nuk dua të vdes. Jeta ia vlen të jetohet. Ajo ishte pika e kthesës për mua që të thoja: ‘Okay, mblidhe veten dhe merr jetën tënde në dorë.’”
Tre prej balerinave të saj — Crystal Williams, Arianna Davis dhe Noelle Rodriguez — e paditën Lizzo-n në gusht 2023, duke e akuzuar për: ngacmim seksual dhe racial, krijimin e një ambienti pune toksik dhe trajtim të pabarabartë ndaj balerinave me ngjyrë
Në një postim në Instagram, Lizzo mohoi akuzat, duke i quajtur të pavërteta.
Në qershor 2025, këngëtarja apeloi një vendim të mëparshëm që lejonte vazhdimin e procesit gjyqësor, duke thënë se padia ishte një “sulm” ndaj të drejtës së saj të shprehjes dhe përkrahjes për pozitivitetin trupor.
Sipas Billboard, disa prej pretendimeve janë hedhur poshtë nga gjykata. Megjithatë, shumica e akuzave janë ende në proces.
The post Lizzo pas akuzave për ngacmim: “Të gjithë më urrenin appeared first on Lapsi.al.