E hëna e 26 majit shënon nisjen e një jave vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisëa Në pritje të marrjes së statusit të vendit kandidat, qeveria do të zhvillojë lobimin e fundit me vendet anëtare të BE-së për t’i bindur ato për një qëndrim pozitiva Kryeministri Rama udhëton nesër drejt Holandës, ku pritet të ketë një seri takimesh të nivelit të lartëa Tema kryesore mbetet integrimi dhe qëndrimi për statusin, duke patur parasysh se ishte Holanda vendi që në refuzimin e fundit kishte qëndrimin më të prerë kundërshtuesa Vizitën e ka njoftuar edhe vete Rama përmes një njoftimi në Facebooka
“Ne Hage per nje dite te ngjeshur takimesh neser qe mbyllet me ligjeraten publike mbi Europen ne Hague Institute for Global Justice ora 16a00”a
Por në turin lobues nuk mungon as Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushatia Ai është nisur këtë fundjave drejt Danimarkësa Në axhendë janë takime me homologun danez Martin Lidegard, me kryetarin e Parlamentit danez Mogens Lykketoft si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartëa Në faqen zyrtare të ministrisë sqarohet se çështja e statusit është në qendër të vëmendjesa
Kjo vizitë bëhet veçanërisht në kuadër të lobimit për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin qershor dhe kjo temë do të jetë tema qendrore në të gjitha takimet, raporton Vizion Plusa
Në datën 3 qershor pritet të publikohet progres raporti për Shqipërinë dhe një ditë më pas ai do t’u dorëzohet zyrtarisht autoriteteve shqiptare në Tiranëa Me publikimin e këtij dokumenti, mbetet për t’u parë se çfarë qëndrimi do te mbajnë shtetet anëtare të Bashkimit Euriopian për vlerësimet e bëraa Më pas, në datën 23 qershor, Këshilli Europian do te vendosë në mënyrë përfundimtare për dhënien ose jo të statusit të vendit kandidat për Shqipërinëa Kjo është hera e katërt që Tirana zyrtare kërkon të arrijë këtë stad të ri në procesin e anëtarësimit në BEa
Source: Tema – Aktualitet