Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Majko nderon me grushtin lart, Naço përkulet para fotos së Enverit/ Reagon PD

May 6, 2014

majkoMegjithatë nuk ka kaluar pa debate as dita e djeshme e 5 Majita Pasi komunistët nuk u lejuan që të mbanin portretet e Enver Hoxhës tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ata reaguan të zemëruar, duke theksuar se partia e tyre nuk po i përkraha

Por ish- kryeministri Pandeli Majko u fotografua tek monumenti “Nënë Shqipëri” me grushtin e ngritur larta

Nga ana tjetër, Ministri i Drejtësisë, duke bërë homazhe në Berat, u përkul para një lapidari, ku ishte vendosur edhe fotoja e Enver Hoxhësa

Nasip Naço tha më pas se nuk e kishte parë foton, por ishte ulur në nderim të Kristaq dhe Margarita Tutulanita

Për këtë çështje ka reaguar edhe Partia Demokratikea

naco“Ritet e djeshme që shprehin adhurimin e dyshes Rama- Meta ndaj diktatorit, janë një sjellje armiqësore ndaj popullit, ndaj ndërgjegjes së kombita

Nderimi i figurës së Enverit dhe simboleve të tij, janë një fyerje dhe përbaltje e kujtimit të dhjetëra mijë shqiptarëve të persekutuar, të internuar, të burgosur të dënuar me vdekje, të pushkatuar pa gjyqa

Dyshja Rama-Meta po shfrytëzojnë çdo rast, në mënyrë të përsëritur për të rehabilituar dhe rikthyer në jetën tonë, diktatorin më të egër të lindjes që privoi një komb të tërë nga liritë dhe të drejtat më themelore të njeriut, dhe që e shkëputi me dhunë vendin tonë nga familja europiane, duke e zhytur në zinë e bukësa

Partia Demokratike e dënon ashpër këtë vijë politike të mazhorancës së majtëa

Ne i kërkojmë dyshes Rama- Meta të heqë dorë një herë e përgjithmonë nga provokimi i qytetarëve shqiptarë me kujtimet më të këqija të së kaluarës, me plagën më të dhimbshme të shoqërisë sonëa

Mazhoranca e majtë, Rama dhe Meta, le ta mbajnë idhujtarinë e tyre për Enverin në dhomën e gjumit, dhe mos të guxojnë ta bëjnë pjesë të protokollit dhe të skenës publike, vetëm e vetëm pse aktualisht qeverisin vendin,” tha zëdhënësja e PD, Laura Vorpsia

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions