Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Pukë ku humbi jetën 34-vjeçari Geg Prend Kola.
Mëngjesin e sotëm, familjarët 34-vjeçarit, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet të riun që prej mbrëmjes së datës 28 shtator.
Ai kishte shkuar në fshatin Iballë ditën e djeshme dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.
Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë i të riut.
Dyshohet se 34-vjeçari, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga makina e cila është shkatërruar e gjitha dhe shanset për të shpëtuar kanë qenë shumë të vogla.’
The post Makina përfundoi në humnerë, PAMJE nga aksidenti me 1 viktimë në Pukë appeared first on Albeu.com.