Policia e Kurbinit vijon hetimet në lidhje me krimin e dyfishtë i cili ndodhi dy ditë më parë në fshatin Fushë Kuqea
Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se deri më tani janë mbledhur shumë dëshmi dhe prova, por ende nuk janë zbardhur plotësisht shkaqet e vërtetë të ngjarjesa
Pista kryesore e hetimit të policisë është ajo e depresionit që mund të ketë patur 40-vjeçarja, raporton Ora Newsa Kjo, duke ju refëruar edhe dëshmive të dhëna nga të afërm dhe fqinjet e familjes Keqia
Në dëshmitë e dhëna para grupit hetimor ata kanë bërë të ditur se kohët e fundit 40-vjeçarja ishte shumë e mërzitur dhe fliste shumë paka
Në këtë gjendje ajo kishte kaluar që prej largimit të djalit të saj, i cili është 22-vjeç dhe ka emigruar në Shtetët e Bashkuara të Amerikësa
Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se në momentin para se të kryente krimin ka debatuar me vajzëna Pasi e ka vrarë ka qëlluar dhe në drejtim të vetesa
Mister mbetet për grupin hetimor arsyet e debatit mes nënës dhe të bijës, pasi ndonëse fillimisht u deklarua se kjo e fundit e kishte penguar që të shkonte në eskursion me klasën, kjo është hedhur poshtëa
Në dëshminë e dhënë nga mësuesja e saj është deklaruar se nuk ka qenë në plan ndonjë eskursiona
Nga ana tjetër policia ka dyshime të forta se debati mund të ketë nisur nga letrat e çokollatave që janë gjetur në kasollen afër shtëpisëa
Duke ju refëruar gjendjes së saj të rënduar psikologjike, grupi hetimor ka dyshime se nëna mund të ketë menduar se vajza e saj mund të ketë qenë më ndonjë përson në kasolle por një fakt i tillë nuk është faktur nga uniformat blua
Prej dy ditesh forca të shumta policia së bashku me grupin hetimor ndodhen në zonen ku ndodhi ngjarja, duke tentuar të mbledhë prova dhe dëshmi të reja në lidhje me krimin e rëndëa Nga ana tjetër është bërë e ditur se grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje edhe shoqet e shkolles së Desarës, për të mësuar më tepër rreth ngjarjes së rëndëa
Ndërkohë rreth orës 13:00 të ditës së sotme është zhvilluar ceremonia mortore e dy viktimavea
Shok, miq të afërm dhe moshatërë të 15-vjeçares, të shokuar nga ngjarja dhe më lot në sy kanë përcjellë për në banesën e fundit dy viktimata
Gjatë ceremonisë mortore nuk ka patur asnjë deklaratë nga kryefamiljari Mark Keqi, pasi vazhdon të jetë në gjëndje shokua
Ai është mbajtur nën monitorimin e bluzave të bardha për shkak se shpesh herë ka shfaqur probleme me shëndetina
Sikur të mos mjaftonte ngjarja e ndodhur, mërzinë e tije e ka shtuar edhe mungesa e djalit në ceremoninë mortore, për shkak se kishte vetëm 7 muaj që kishte shkuar në SHBA dhe nuk kishte dokumentaa
Mimoza dhe Sara Keqi do të prehen afër njëra- tjetrës në Fushë Kuqe të Kurbinit, ndërsa ngjarje ndoshur ka tronditur mbarë opinionin publik në vendin tonëa
Source: Tema – Aktualitet