Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Socialiste për të marrë një opinion nga Komisioni i Venecias para vendimit për vlefshmërinë apo jo të mandatit të Olta Xhaçkës.
Burime nga kushtetuesja thanë për Lapsi.al se kërkesa që mbërriti nga kuvendi është hedhur poshtë.
Zyra juridike e Kuvendit rreshtoi disa arsye përse nevojitet një mendim këshillimor në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe rolit të vetë Parlamentit në rastet e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmerinë e mandatit të deputetit.
Opozita ka kërkuar që mandati i Xhaçkës si deputete të shpallet i pavlefshëm, pasi ajo ka përfituar para publike si bashkëshorte e investitorit strategjik Artan Gaçi. Gjykata e ka dëgjuar pretendimet e palëve në datën 25 Qershor dhe këto ditë pritet vendimarrja e saj.
The post Mandati i Xhaçkës/ Kushtetuesja rrëzon PS, nuk do të pyetet “Venecia” appeared first on Lapsi.al.