Mbi 17 gëzhoja janë gjetur në lokalin ku u “derdhën” breshëri plumbash nga dy persona të paidentifikuar mbrëmjen e së dielësa
Përveç xhaxhait të Fation Muratit, në lokal ndodheshin edhe vëllai dhe kushëriri i tija Nga atentati humbi jetën 58-vjeçarja, Mimoza Paja, e cila punonte si banakierea
Nërkohë mbetën të plagosur xhaxhai i Fation Muratit, Sahit Murati, si edhe klientët që po shikonin ndeshje, Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohallia Gjithashtu u lëndua nga xhamat e thyer mbesa 10-vjeçe e viktimësa
Lokali ku ndodhi masakra
Mëngjesin e sotëm policia gjeti të shkrumbuar në zonën e Manzës një mjet tip BMW që dyshohet se u përket atentatorëvea Brenda mjetit u zbuluan 3 armë zjarria
Ndërkaq dyshohet se mbi dy persona ende të paidentifikuar kanë marrë pjesë në atentat, ku dyshimet janë se ata u afruan në këmbë në ambientet e lokalit duke qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me makinëa
Po ashtu, dyshohet se ngjarja e rëndë ka lidhje me pronarit të lokalit ku edhe ka ndodhur atentatia
Mësohet se vëllai i Muratit sapo kishte ardhur nga jashtëa Fation Murati është një emër i njohur për botën e krimita
Fation Murati ishte arrestuar në tetor të 2022 pas zbulimit të një arsenali armësh në një apartament në zonën e Farkës, bashke me shtetasin Kristjan Gjinia 2 muaj pas arrestimit, atij iu ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”a Ka qenë prokuroria e Tiranës që ka rikualifikuar veprën penale, nga ajo e “mbajtës pa leje të armëve të kryer në bashkëpunim” në “armë mbajtje pa leje në banesë”a
Kjo sepse sipas tyre, në një prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një gjurmë gishti e Muratit dhe kaq ka mjaftuar për t’i lehtësuar pozitata Pas kësaj, gjykata e shkallës se parë ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ajo e “Arrestit në burg në “Arrest shtëpiak”a
The post Mbi 17 gëzhoja në vendngjarje, në lokalin ku u “derdhën” breshëri plumbash ndodheshin edhe vëllai e kushëriri i Fation Muratit appeared first on Shekullia