Sistemi gjyqësor shqiptar duket se ka krijuar në perandori të paprekshme ku nuk sundojnë ligjet e shtetit, por vullneti i gjykatësita Bazuar në këtë logjikë, Gjykata e Fierit ka vendosur një precedent të ri në jurisprudencën shqiptare duke i dhënë një punonjëseje të Albpetrol 26 paga dëmshpërblim me rastin se po del në pensiona Sipas Gjykatës së Fierit: Mbushja e moshës për daljen në pension nuk përbën kusht për nxjerrjen në pension të një punonjësi?!
Gjyqtari Engert Pëllumbi ka shqyrtuar ankesën e bërë nga ish-punonjësja e Arkivës, LaSH, e cila është larguar nga Albpetrol pak muaj pasi kishte mbushur 60 vjeç, moshën e përcaktuar në ligj për daljen në pensiona Punonjësja në fjalë kishte plotësuar edhe vitet e punës dhe për këtë arsye përfiton pension të plotë sipas ligjeve të shtetit shqiptara Madje punonjëses i janë dhënë nga Albpetrol edhe dy paga mujore në momentin e largimit nga punaa
Por pak muaj më pas, punonjësja ankohet në Gjykatën e Fierit dhe trupi gjykues i përbërë vetëm nga gjyqtari Engert Pëllumbi vendos që punonjësja duhet të marrë si dëmshpërblim 26 paga mujore sepse ndërmarrja ku ajo punonte e ka nxjerrë në pensiona Gjyqtari ka përcaktuar edhe pagën me të cilën do të dëmshpërblehet punonjësja: 850 mijë lekë të vjetraa
Ja vendimi i plot i gjykates:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR
FIER
Nra Regja Thema21264-00259-62-2014 (641)
Nra Vendimit 62-2014-1341 (504)
V E N D I M
“NË EMËR TË REPUBLIKËS”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e përbërë nga:
Gjyqtar: Engert Pëllumbi
me sekretare gjyqësore Valbona Gjika, në Fier, në datën 22a04a2014, përfundoi së shqyrtuari në seancë gjyqësore publike, çështjen civile me nra Akti 641, datë 11a02a2014, që i përket:
PADITËS: Lavdie Shanaj, e bija e Hekuranit dhe e Sabries, e datëlindjes 02a06a1953, lindur në Ngracan, Fier dhe banuese në Lagjen “Kastriot”, Pallati nra 2, kati II, përballë Shtëpisë së Oficerëve, Fier, e përfaqësuar në gjykim nga Ava Mimoza Tato, me prokurën e posaçme nra 166 rep, nra 59 kol, datë 03a02a2014, e Noterit Publik Kadri Bilali;
I PADITUR: ShoqëriaAlbeptrol shaa, Fier, me seli në Lagjen “29 Marsi”, Patos, e përfaqësuar në gjykim nga znja Marjola Selimaj dhe za Dritan Fetahu, me autorizim;
OBJEKTI: 1a Pavlefshmëri e zgjidhjes së kontratës së punës;
2a Dëmshpërblim për:
– një vit pagë, nga ndërprerja e menjëhershme dhe e pajustifikuar e marrëdhënies së punës;
– mos zbatim i afateve për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës;
– moszbatim i procedurave të ndërprerjes së marrëdhënies së punës;
– shpërblimi për vjetërsi në punë;
3a Zbatim i kushteve të kontratës së punës;
BAZA LIGJORE: Neni 31, 32, 47, 105, 106, 153 të Kodit të Procedurës Civilea Nenet 1, 2, 4, 7, 11, 12, 21, 143, 145, 152, 153 të Kodit të Punësa
Në bisedimet përfundimtare palët kërkuan:
Paditësja – pranimin e kërkesëpadisë me të gjitha kërkimet e parashtruara në objektin e saj;
I padituri – shpalljen si absolutisht të pavlefshëm të kontratës nra 2710/9 prot, datë 01a08a2013, të lidhur ndërmjet Albpetrol shaa, dhe palës paditëse Lavdie Shanaj dhe rrëzimin e kërkesëpadisë, si të pa mbështetur në ligj dhe në provaa
Gjykata, pasi mbylli hetimin gjyqësor, si dëgjoi pretendimet përfundimtare të palëve si dhe pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi;
V Ë R E N:
Rrethanat e çështjes
1a Paditësja Lavdie Shanaj ka filluar punë pranë Institutit të Naftës Patos, në datën 6 shtator 1972, fillimisht si disenjatore dhe më pas duke kryer edhe detyra të tjeraa Duke mos pasur shkëputje nga puna, ajo ka punuar pranë të njëjtit punëdhënës, në struktura të ndryshme të tij dhe, nga data 11 shkurt 2007, si pjesë e të paditurit Albetrol shaaa Këto fakte u provuan nga libreza e punës e paditësesa
2a Në datën 01a08a2013, ndërmjet paditëses dhe të paditurit, si pjesë e marrëdhënieve të tyre të punës, është lidhur një kontratë punë me afat 2 (dy) vjeçar, sipas së cilës, paditësja do të punonte në pozicionin e protokolliste – arshiviste, me një pagë mujore bazë prej 85a500 (tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind) lekëa
3a Me shkresën me nra 3426 prot, datë 21a10a2013, i padituri i ka dërguar një njoftim paditëses për tu paraqitur pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, për të kryer procedurat e nevojshme për shkëputjen e marrëdhënieve të punësa Me vendimin nra 315, datë 01a11a2013, të administratorit të shoqërisë Albeptrol shaa, është vendosur që paditëses t’i zgjidhet kontrata e punës për shkak të mbushjes së moshës së pensionita Afati i hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe, për rrjedhojë, e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës dhe atyre financiare do të ishte data 08a11a2013a
Pretendimet dhe prapësimet e palëve
4a Paditësja pretendoi në gjykim se:
– Urdhri për ndërprerjen e marrëdhënies së punës është i pabazuar dhe vjen në kundërshtim me ligjin si dhe kontratën e punës lidhur midis palëve ndërgjyqëse;
– Kontrata e punës e lidhur ndërmjet palëve është e vlefshme dhe është konform Kodit të Punës;
– Pala e paditur, në zgjidhjen e kontratës së punës nuk ka respektuar procedurën dhe afatin e njoftimita Për sa më sipër, zgjidhja duhet të konsiderohet si e menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara;
– Marrëdhëniet e punës ndërmjet palëve kanë zgjatur mbi tre vjeta Në këto kushte, pala e paditur duhet të paguajë në favor të paditëses dëmshpërblimin në masën e një viti pagë, për zgjidhjen e menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës, dy muaj pagë për mosrespektimin e procedurës, tre muaj pagë për mosrespektimin e afatit të njoftimit dhe shpërblimin për vjetërsia Gjithashtu pala e paditur duhet të detyrohet të zbatojë kushtin e parashikuar në nenin 14 të kontratës së punës, për të paguar në favor të punëmarrësit shumën prej 25a000 (njëzet e pesë mijë) lekë;
5a I padituri prapësoi se kontrata e punës e lidhur ndërmjet palëve është një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm pasi vjen në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjita Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nra 478, datë 16a06a2010, pika 2, përcaktohet detyrimi i të gjitha ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare shtetërore, pjesë e së cilave është dhe Albpetrol shaa, për të ndërprerë marrëdhëniet e punës me të gjithë punonjësit të cilët kanë plotësuar kushtet për tu trajtuar me pension pleqëriea
Vlerësimi i gjykatës
i) Në lidhje me pavlefshmërinë e kontratës së punës;
6a Përpara se të shprehet në lidhje me themelin e pretendimeve të paditëses, gjykata do të analizojë fillimisht prapësimin e bërë nga i padituri, për pavlefshmërinë e kontratës individuale të punës nra 2710/9 prot, datë 01a08a2010, të lidhur ndërmjet tij si punëdhënës dhe paditëses si punëmarrëse, duke qenë se bazueshmëria e pretendimeve të paditëses, ndër të tjera, është e ndërvarur nga prapësimi në fjalëa
7a I padituri kërkon që kjo kontratë pune të deklarohet e pavlefshme nga gjykata pasi vjen në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit (neni 92/a i Kodit Civil) dhe konkretisht me Vendimin e Këshillit të Ministrave nra 478, datë 16a06a2010a Vendimi i Këshillit të Ministrave nra 478, datë 16a06a2010 përcakton se:
1a Ky vendim rregullon procedurat që do të ndiqen nga organet e administratës shtetërore, të financuara tërësisht apo pjesërisht nga Buxheti i Shtetit, në rastet e plotësimit, nga ana e nëpunësit/punonjësit të siguruar, të kushteve për pension pleqërie, në përputhje me dispozitat e ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”a
2a Institucione të administratës shtetërore, në kuptim të këtij vendimi, janë institucionet qendrore, institucionet e varësisë, si dhe ndërmarrjet e shoqëritë tregtare shtetërorea
3a Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi të gjitha subjektet dhe individët që, pavarësisht objektit të veprimtarisë, ushtrojnë veprimtari privatea
4a Organet e parashikuara në pikën 1 të këtij vendimi, me plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas dispozitave të ligjit nra 7703, datë 11a5a1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ndërpresin menjëherë marrëdhëniet e punës për këtë kategori nëpunësish/punonjësisha
5a Nëpunësit/punonjësit, marrëdhënia e punës e të cilëve ndërpritet në zbatimin e këtij vendimi, gëzojnë të gjitha të drejtat për përfitimin e pensionit të pleqërisë, sipas legjislacionit në fuqi për sigurimet shoqërorea
6a Ngarkohen organet e parashikuara në pikën 1 për zbatimin e këtij vendimia
8a Nga përmbajtja e këtij vendimi konstatojmë se për shoqëritë tregtare shtetërore, ashtu si dhe për institucionet, ekziston detyrimi që tu ndërpresin menjëherë marrëdhëniet e punës punëmarrësve të tyre, të cilët kanë mbushur moshën e daljes në pensiona Ky akt nënligjor i drejtohet institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve shtetërore dhe shoqërive tregtare shtetërore dhe nuk ka për qëllim rregullimin e statusit të punëmarrësvea Ky i fundit bëhet nga legjislacioni i punës dhe ai i sigurimeve shoqërorea Në këtë kontekst, interpretimi i këtij Vendimi duhet të bëhet në përputhje me Kodin e Punës dhe Ligjin nra 7703, datë 11a05a1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuara
9a Rregullimi i raporteve të punës ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve bëhet nga burimet e së drejtës, sipas hierarkisë së tyre, ku në majë në piramidës qëndron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, më pas vijnë konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë (si pash Karta Sociale Evropiane), Kodi i Punës dhe në fund aktet nënligjore, të dala në bazë e për zbatim të Kodit të Punës (neni 116 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 11 i Kodit të Punës)a Në këtë aspekt, norma me fuqi më të ulët duhet të dalë në bazë e për zbatim të normës me fuqi më të lartë dhe duhet të jetë në përputhje me tëa Nëse norma me fuqi më të ulët dështon të jetë në përputhje me normën me fuqi më të lartë, atëherë ajo mbetet pa efekte juridike, duke u zbatuar në këtë rast drejtpërdrejt norma me fuqi më të lartë sipas interpretimit të gjykatësa
10a Vendimi i Këshillit të Ministrave nra 478, datë 16a06a2010, në vetvete, nuk vjen në kundërshtim me Kodit e Punës, siç synojnë ta paraqesin palët në gjykima Palët, duke pretenduar se ky akt nënligjor rregullon rastet e përfundimit të menjëhershëm të marrëdhënieve të punës, synojnë përkatësisht, pala paditëse ta konsiderojë në kundërshtim me nenin 153 të Kodit të Punës që përcakton rastet e zgjidhjes së menjëhershme të justifikuar të marrëdhënieve të punës dhe pala e paditur, si bazë për argumentimin e pavlefshmërisë së kontratës së punësa Gjykata çmon se po t’i bëhet një shqyrtim i kujdesshëm dhe një interpretim korrekt këtij akti, ai rezulton në përputhje me aktet ligjore në bazë e për zbatim të të cilave ka dalë (në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 31, pika 1, dhe 33 të ligjit nra 7703, datë 11a5a1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 21 të ligjit nra 8549, datë 11a11a1999 “Statusi i nëpunësit civil”, si dhe të ligjit nra 7961, datë 12a7a1995 “Kodi i Punës”, i ndryshuar)a
11a Qëllimi i gjykatës në interpretimin e normës ligjore është nxjerrja e kuptimit të saj në harmoni me aktet e tjera ligjore të të njëjtit nivel hierarkie si dhe në përputhje me aktet që qëndrojnë më lart në hierarkia Sistemi normativ duhet të vlerësohet si një sistem harmonik dhe i qëndrueshëma Nuk është në funksionin e gjykatës dhe nuk përputhet me misionin e dhënies së drejtësisë prodhimi i antikushtetutshmërisë dhe paligjshmërisë së akteve ligjore e nënligjorea Ky përfundim rrjedh nga një parim shumë i rëndësishëm kushtetues, parimi i sigurisë juridike, i cili duhet të mbahet parasysh edhe nga ligjvënësi apo ekzekutivi në miratimin përkatësisht të akteve ligjore apo nënligjorea
12a Duke u rikthyer në çështjen në shqyrtim, Vendimi i Këshillit të Ministrave nra 478, datë 16a06a2010, vendos detyrimin e institucioneve shtetërore dhe shoqërive tregtare shtetërore për të ndërprerë marrëdhëniet e punës me ata punëmarrës që kanë mbushur moshën e daljes në pensiona Vendimi i mësipërm, edhe pse shprehet ndërpresin menjëherë marrëdhëniet e punës për këtë kategori nëpunësish/punonjësish, duhet të interpretohet se nuk synon të përcaktojë raste të zgjidhjes së menjëhershme dhe të justifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, tej atyre të parashikuara nga neni 153 i Kodit të Punësa Mbushja e moshës së daljes në pension edhe pse është një shkak plotësisht i ligjshëm për të ndërprerë marrëdhëniet e punës, nuk kualifikohet tek ato raste që i japin të drejtë punëdhënësit të zgjidhë kontratën e punës me efekt të menjëhershëma Kjo për faktin se neni 153 i Kodit të Punës përcakton si raste të tilla shkeljet kontraktuale të punëmarrësit që thyejnë besimin e punëdhënësit te aia Në të njëjtën kohë, në nenin 31 të Ligjit nra 7703, datë 11a5a1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dalja në pension parashikohet si një e drejtë e punëmarrësit dhe jo shkak ligjor që i jep fund në mënyrë automatike marrëdhënies së punës, siç përpiqet ta paraqesë i padituria
13a Në këtë drejtim, Vendimi i Këshillit të Ministrave, i sipërcituar, është një akt rregullator i veprimtarisë së institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve shtetërore dhe shoqërive tregtare shtetërore, i cili synon të balancojë interesat socialë të grupeve të ndryshme të shoqërisëa Siç u theksua, edhe pse mbushja e moshës së daljes në pension nuk përbën një rast që ndërpret në mënyrë automatike efektet ligjore të kontratës së punës tek shoqëritë tregtare, ai përbën një situatë plotësisht të ligjshme për punëdhënësin për t’i njoftuar punëmarrësit fillimin e procedurave dhe afateve për zgjidhjen e kontratës së punësa Me këtë qëndrim, nga njëra anë i jepet e drejta punëmarrësve për të filluar përfitimin e të ardhurave nga skema e sigurimeve shoqërore dhe nga ana tjetër i hapet rruga thithjes në tregun e punës të të rinjvea
14a Vazhdimi i raporteve të punës edhe pas mbushjes së moshës së daljes në pension (me përjashtim të nëpunësve civilë dhe funksionarëve të caktuar shtetërorë, ligji specifik i të cilëve parashikon përfundimin e shërbimit me mbushjen e moshës për pension pleqërie) është e drejtë e punëmarrësvea Kjo parashikohet edhe në ligjin nra 7703, datë 11a5a1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, i cili përcakton edhe rritjen e përfitimit të pensionit të pleqërisë kur punëmarrësi vazhdon të kontribuojë edhe pas mbushjes së moshës së këtij përfitimia Megjithatë, tek personat juridikë shtetërorë, nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave nra 478, datë 16a06a2010, kjo e drejtë është kufizuar për shkak të ekzistencës së një interesi publik, interes që lidhet me një grup tjetër të shoqërisë, e që konsiston në përfshirjen e brezit të ri në tregun e punësa
ii) Në lidhje me pavlefshmërinë e zgjidhjes së kontratës së punës
15a Një ndër kërkimet e paditëses, referuar objektit të padisë, është pavlefshmëria e zgjidhjes së kontratës së punësa Gjykata konstaton se zgjidhja e kontratës së punës në rastin në shqyrtim nuk përfshihet në asnjë prej rasteve që e bëjnë këtë zgjidhje të pavlefshme (si pash rastet e përcaktuara në nenin 147 të Kodit të Punës)a Nga provat shkresore të marra në gjykim, vërehet se punëdhënësi ka bërë zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punësa Me vendimin nra 315, datë 01a11a2013, ai ka vendosur zgjidhjen e kontratës së punës me punëmarrësin, vendim i cili do t’i sillte efektet ligjore në datë 08a11a2013a
16a Referuar pikës 26 të kontratës së punës nra 2710/9 prot, datë 01a08a2013, të lidhur ndërmjet të paditurit si punëdhënës dhe paditëses si punëmarrëse, në rastin e zgjidhjes së kontratës së punës nga njëra prej palëve, ajo është e detyruar të respektojë afatet e njoftimit, të parashikuara në nenin 143 të Kodit të Punësa Mbështetur në librezën e punës së paditëses, marrëdhëniet e saj të punës pranë të paditurit kanë zgjatur mbi pesë vjet, e në këto kushte, bazuar në këtë dispozitë (neni 143 i Kodit të Punës) afati i njoftimit duhet të ishte tre muaja Për sa më sipër, i padituri nuk e ka respektuar afatin e njoftimit në zgjidhjen e kontratës së punës, e për këtë shkak zgjidhja do të konsiderohet e menjëhershmea
17a Për sa i përket shkaqeve të zgjidhjes së kontratës së punës, gjykata i gjen ato të pajustifikuaraa Në nenin 153 të Kodit të Punës parashikohet:
1) Punëdhënësi e punëmarrësi, në çdo kohë, mund të zgjidhin menjëherë kontratën për shkaqe të justifikuaraa
2) Vlerësohen si shkaqe të justifikuara të gjitha rrethanat e rënda që nuk lejojnë, sipas parimit të mirëbesimit, t’i kërkohet atij që ka zgjidhur kontratën, vazhdimin e marrëdhënieve të punësa
3) Gjykata vendos nëse ekzistojnë shkaqe të justifikuara për zgjidhjen e menjëhershme të kontratësa Konsiderohen shkaqe të justifikuara rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim të punëdhënësita
18a Zgjidhja e kontratës së punës si pasojë e mbushjes së moshës së daljes në pension nuk mund të konsiderohet nuk mund të konsiderohet si shkak i justifikuar pasi ky është një fakt objektiv që nuk lidhet me vullnetin e punëmarrësita Mbushja e moshës së daljes në pension, nga ana tjetër, mund të shërbejë si një shkak i arsyeshëm për zgjidhjen e kontratës së punës, duke respektuar afatin e njoftimita Për këto motive, zgjidhja e kontratës së punës ndaj paditëses Lavdie Shanaj do të konsiderohet si zgjidhje e menjëhershme e pajustifikuara
iii) Në lidhje me dëmshpërblimet e pretenduara nga paditësja
19a Referuar përsëri pikës 26 të kontratës së punës nra 2710/9 prot, datë 01a08a2013, të lidhur ndërmjet të paditurit si punëdhënës dhe paditëses si punëmarrëse, duke qenë se marrëdhëniet e punës kanë zgjatur mbi pesë vjet dhe zgjidhja e kontratës së punës ka qenë e menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara, atëherë paditësja ka të drejtën e një dëmshpërblimi prej tre muajsh pagëa Edhe pse kontrata e punës ishte lidhur me afat, palët, me vullnetin e tyre të plotë kishin parashikuar se kontrata mund të zgjidhej edhe përpara përfundimit të afatit, duke respektuar afatin e njoftimita
20a Bazuar në nenin 144 të Kodit të Punës, i padituri kishte barrën e provës për të vërtetuar respektimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës, gjë të cilën nuk e bëria Sipas njoftimit nra 3426 prot, datë 21a10a2013, të të paditurit, paditësja është njoftuar vetëm për tu paraqitur pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, për të kryer procedurat për shkëputjen e marrëdhënies së punës, ndërsa me vendimin nra 315, datë 01a11a2013, të administratorit të shoqërisë Albeptrol shaa, është vendosur që paditëses t’i zgjidhet kontrata e punësa Nga këto shkresa si dhe nga aktet e tjera që gjenden në dosjen gjyqësore, nuk rezulton që të jetë mbajtur ndonjë takim për motivet e zgjidhjes së kontratës së punës, ku punëdhënësi të paraqiste arsyet e zgjidhjes së kontratës së punës dhe punëmarrësi të parashtronte argumentet e tij si dhe njoftimi i mëvonshëm për zgjidhjen e kontratës së punësa Në këto rrethana, i padituri detyrohet t’i paguajë paditëses një dëmshpërblim prej dy muajsh pagëa
21a Konstatohet se marrëdhëniet e punës së paditëses kanë zgjatur për një periudhë prej dyzet e një vitesh, në mënyrë të pandërprerë, kjo mbështetur në shënimet e librezës së saj të punësa Duke qenë se zgjidhja e kontratës së saj të punës u bë nga punëdhënësi, pa shkaqe të justifikuara, atëherë paditësja duhet të përfitojë një shpërblim sa paga e një pesëmbëdhjetë ditshi për çdo vit vjetërsie, pra në total dyzet e një paga pesëmbëdhjetë ditorea
22a Paditësja pretendoi një shpërblim prej 25a000 (njëzet e pesë mijë) lekësh, e parashikuar në pikën 14 të kontratës së punësa Gjykata e konsideron të pabazuar këtë pretendima Kjo pikë e kontratës së punës parashikon dhënien e një shpërblimi prej 25a000 (njëzet e pesë mijë) lekësh, për punëmarrësit që kanë vjetërsi pune mbi pesëmbëdhjetë vjet (siç rezulton të jetë edhe paditësja), në momentin e marrjes së pagës që paguhet për pushimeve vjetorea Në kushtet kur paditësja nuk ngriti pretendime për pushime vjetore të pa mara, atëherë edhe ky pretendim, i lidhur me të parin, automatikisht do të rrëzoheta
23a Gjykata vlerëson se paditëses duhet t’i akordohet edhe shpërblimi për zgjidhjen e pajustifikuar të kontratës së punësa Paditësja pretendoi një shpërblim prej një viti pagëa Gjykata çmon se ky kërkim duhet të pranohet pjesërisht, vetëm për pagën e një pesëmbëdhjetë ditshia
24a Dhënia e shpërblimit prej jo më shumë se një vit pagë, për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës, e parashikuar në nenin 155 të Kodit të Punës lidhet dhe përcaktohet nga dy faktorë, cenimi i elementit moral dhe cenimi i elementit materiala I pari konsiston në tronditjen psikologjike që i shkaktohet punëmarrësit si pasojë e ndërprerjes së menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara, të kontratës së punës nga punëdhënësia Kjo tronditje është më e madhe, sa më e madhe të jetë shkalla e abuzivizmit të punëdhënësit në lidhje me shkakun e zgjidhjes së kontratës së punës, sa më shumë të ketë zgjatur marrëdhënia e punës dhe sa më e keqe të jetë gjendja ekonomike e punëmarrësit dhe familjes së tija Elementi i dytë qëndron në pakësimin e të ardhurave si pasojë e ndërprerjes së këtij burimi si dhe ulja e standardit të jetesësa Cenimi konsiderohet më i lartë, në rastet kur paga përbënte burimin e vetëm të të ardhurave për punëmarrësin dhe familjen e tija
25a Në rastin e paditëses nuk u provua cenimi i asnjërit prej dy faktorëve, në masë të tillë, sa t’i jepte të drejtë gjykatës që të akordonte dëmshpërblimin maksimal ndaj saja Paditësja edhe pse kishte dyzet e një vjet punë ishte plotësisht e vetëdijshme për mbushjen e moshës së daljes në pensiona Edhe pse ky nuk përbën shkak ligjor për ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës, përsëri është një element i aspektit moral që duhet ta çojë vetë punëmarrësin në tërheqjen e tij dhe fillimin e procedurave për përfitimet nga skema e sigurimeve shoqërorea Gjithashtu edhe punëdhënësi nuk provohet të ketë vepruar në mënyrë abuzive dhe keqdashëse pasi gjendej papara një akti nënligjor, Vendimi i Këshillit të Ministrave nra 478, datë 16a06a2010, i cili e detyronte të zgjidhte kontratën e punës me të gjithë punëmarrësit që kishin mbushur moshën e daljes në pensiona Një fakt i tillë dihej nga punëdhënësi edhe në momentin e lidhjes së kontratës së punës, megjithatë, siç u pohua nga të dyja palët, paditëses iu lidh një kontratë me afat për shkak se i padituri kishte nevojë të përkohshme për shërbimet e saj si punonjëse me eksperiencëa Në të njëjtën kohë, paditësja nuk provoi ndonjë cenim të rëndë të elementit material si pasojë e zgjidhjes së kontratës së punësa Ajo tashmë është përfituese e pensionit të pleqërisë, i cili edhe pse mund të jetë dukshëm më i ulët se paga, përbën një fakt të pashmangshëm për punëmarrësin, pavarësisht kohës se kur mund të ndodhëa Së fundi, dëmshpërblimet e tjera që iu akorduan paditëses janë të mjaftueshme për të arritur qëllimin që synon instituti i dëmshpërblimit, si rivendosje e pjesshme e të drejtave të shkeluraa
26a Përcaktimi i shpërblimit dhe dëmshpërblimeve që do të përfitojë paditësja do të bëhet bazuar në pagën bruto të saj, prej 85a500 (tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind) lekë, e provuar me shkresën nra 3429 Moda 1, datë 22a10a2013, të shoqërisë Albpetrol shaaa
iv) Shpenzimet gjyqësore dhe e drejta e ankimit
27a Për sa i përket shpenzimeve gjyqësore, bazuar në nenin 106 të Kodit të Procedurës Civile, për pjesën e pranuar të padisë do t’i ngarkohen të paditurit, ndërsa për pjesën e rrëzuar të saj, do t’i mbeten paditëses, duke qenë se gjykata do të vendosë pranimin pjesërisht të padisëa Këto shpenzime përbëhen vetëm nga taksa e regjistrimita Përfaqësuesja e paditëses nuk paraqiti ndonjë dokument ligjor (si pash faturë tatimore shitje) me të cilën të provonte shpenzimet e përfaqësimit që mund të kishte parapaguar e përfaqësuara prej saja
28a Në lidhje me të drejtën e ankimit, në nenin 443 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se afati i ankimit në gjykatën e apelit, ndaj vendimit përfundimtar të gjykatës së shkallës së parë, është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë dhe, referuar nenit 444 të tij, fillon nga dita e nesërme e shpalljes së vendimita
PËR KËTO ARSYE:
Gjykata, bazuar në nenet 126 dhe 306 – 310 të Kodit të Procedurës Civile;
V E N D O S I:
- Pranimin pjesërisht të padisë;
- Detyrimin e të paditurit t’i paguajë paditëses një shpërblim prej 41 (dyzet e një) pagash pesëmbëdhjetë ditore, për vjetërsinë në punë;
- Detyrimin e të paditurit t’i paguajë paditëses një dëmshpërblim prej 2 (dy) muajsh pagë, për mos respektimin e procedurës në zgjidhjen e kontratës së punës;
- Detyrimin e të paditurit t’i paguajë paditëses një dëmshpërblim prej 3 (tre) muajsh pagë, për mos respektimin e afatit të njoftimit në zgjidhjen e kontratës së punës;
- Detyrimin e të paditurit t’i paguajë paditëses një dëmshpërblim në masën e një page pesëmbëdhjetë ditore, për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës, duke vendosur rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të këtij kërkimi;
- Rrëzimin e padisë për kërkimet e tjera;
- Përcaktimi i shpërblimit dhe dëmshpërblimeve do të bëhet bazuar në pagën bruto të paditëses, prej 85a500 (tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind) lekë;
- Shpenzimet gjyqësore, për pjesën e pranuar të padisë i ngarkohen të paditurit, ndërsa për pjesën e rrëzuar të saj, i mbeten paditëses;
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e shpalljes, në Gjykatën e Apelit Vlorë;
U shpall në Fier, më 22a04a2014a
Source: Tema – Aktualitet