Vitin e ardhshëm akademik nuk do të ketë më studime me kohë të pjesshme në universitetea
Komisioni i Arsimit të Lartë, në projekt-raportin e parë sugjeron mbylljen e studimeve part time në shkollat e larta publike dhe private, raporton Vizion Plusa 11 hartuesit e raportit e cilësojnë këtë shkollë “plagë” të arsimit të lartë në Shqipëria Sipas draftit, ky sistem deri sot u ka siguruar studenteve të njëjtën diplomë si ata që ndjekin rregullisht universitetin, ndërsa cilësia e tyre është e dobëta
Drejtues të universiteteve dhe pedagogë që prej vitesh japin mësim në sistemin me kohë të pjesshme mbështesin mbylljen e kësaj shkollea Nga viti në vit niveli i studenteve ka ardhur në rënie, ndërsa ata që diplomohen nuk e ushtrojnë dot zanatin në tregun e punësa
Shefja e Departamentit të Letërsisë, njëherësh anëtare e Forumit për Liri Akademike, sugjeron që shkolla me kohë të pjesshme të përdoret vetëm për studimet pasuniversitarea
Studimet part time për herë të parë u hapen në Universitete shqiptare në vitin akademik 2003-2004 nga ministri socialist Luan Memushia Për më shumë se 1 dekadë kjo shkollë që ndiqet vetëm dy ditë në javë, të shtunë dhe të dielë ka diplomuar mijëra studentëa Ndërsa për shkollat e larta ka siguruar një sasi të konsiderueshme të ardhurash financiare të cilat kanë mbuluar pagat e pedagogeve dhe shpenzime të tjeraa
Vitet e fundit shkolla part time, joshi jo pak universitete privatea Sipas të dhënave zyrtare vetëm për vitin 2004 -2005 numri i studenteve me kohë të pjesshme në fakultete publike ka qene rreth 20 mijë ndërsa sot në publik dhe privat, ata zëne 1 /6 e numrit total të studentëve në universitete, mbi 31 mijëa
Source: Tema – Aktualitet