Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipëria në Greqi. Pas ndjekjes së një mjeti nga kufiri greko-shqiptar, policia ka sekuestruar brenda tij 2 çanta që përmbanin 5 pako me 30 kg 50 gram marijuanë.
Në prangat e policisë greke ranë drejtuesja e mjetit 25 vjeçe dhe pasagjerja 54 vjeçe, të dyja shqiptare. Atyre i’u sekuestruan edhe 4 celularë, 110 euro dhe 1200 lekë shqiptare.
The post Me 30 kg lëndë narkotike me vete, arrestohen shqiptaret në kufirin grek appeared first on Lapsi.al.