Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për emisioni “7 pa 5”, në televizionin Vizion Plusa
Meta iu është përgjigjur një sërë pyetjeve të cilat kishit të bënin me reformat në sistemin e drejtësisë, reformën territorialo-administrative, qëndrimin e opozitës dhe stinën e saj të protestave, raportin e shumicës së sotme qeverisëse me institucionin e Presidentit të Republikës, një parashikim për vendimin evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë dhe çështje të tjeraa
Ai dha dhe konsideratat e tij për punën e qeverisë shqiptare në këto tetë muaj të parë të mandatit të saja
“…qeveria ka arritur suksese edhe pse ka qenë një qeveri e re, edhe pse ka marrë situatën në një gjendje mjaft të vështirë”, tha Metaa
I pyetur për problemin e reformës në sistemin e drejtësisë, Meta nënvizoi se ajo duhet të nisë nga një ndarje e qartë e detyrave mes politikës dhe gjyqësorita Meta konsideroi se është e papranueshme që: “Politika bën gjyqe, ndërkohë që, një pjesë e gjyqësorit, përfshirë edhe një pjesë të KLD-së, bën politikë”a
“Duhet të ketë një ndarje shumë të qartë në këtë drejtima Unë mendoj se nuk mund t’i klasifikojmë të gjithë gjyqtarët, të gjithë prokurorët në të njëjtën mënyrëa Përkundrazi, jam i bindur se ka shumë prej tyre që janë njerëz me integritet, janë njerëz të përkushtuar, janë njerëz të cilët besojnë tek profesioni i tyrea Ndaj është e rëndësishme, e theksoj edhe njëherë, nevojën për të ndarë politikën nga gjyqësoria Politika të bëjë politikën, gjyqësori të japë drejtësinëa KLD-ja ka një rol kyç pa asnjë diskutim në reformë, pasi është praktikisht qeveria e gjyqësorita
Kryetari i Kuvendit u pyet edhe për marrëdhëniet e shumicës së sotme qeverisëse me institucionin e Presidentit të Republikës dhe komentoi edhe disa deklarata publike të kryetarit të komisionit të sigurisë Spartak Braho, i cili ka kërkuar nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentita
Kryetari Meta tha: “Nuk besoj se është hera e parë që deputeti i nderuar, zoti Braho ka reagime shpërthyese ose djaloshare le të themia Unë respektoj mendimet e tij dhe të çdo deputeti, por unë e them me bindje të plotë që Presidenti i Republikës, zoti Bujar Nishani është dhe do të jetë i interesuar për realizimin e reformës në drejtësia Edhe për arsyen se është edhe Kryetari i KLD-sëa Kushtetuta i njeh Presidentit një rol kyç në këtë fushëa Eshtë fusha ku pritshmëritë janë më të mëdha se kudo gjetkë dhe kërkesa dhe presioni për ndryshime dhe për reforma janë mjaft të fortaa Unë besoj se edhe vetë Presidenti është i ndërgjegjshëm që komuniteti i gjyqtarëve, i prokurorëve, avokatëve e gjithë punonjësve të sistemit të drejtësisë, nuk e meriton të identifikohet në një mënyrë jo të denjë për shkak të papërgjegjshmërisë, për shkak të mungesës së etikës, për shkak të mungesës së profesionalizmit, që reflektohet nga një pjesë e tyrea Në këtë drejtim unë besoj tek përgjegjshmëria e tij dhe tek vullneti i Presidentit Nishani për të bashkëpunuar në një mënyrë parimore dhe në një mënyrë kushtetuesea
Kryetari i Kuvendit Meta u pyet edhe për ecurinë e reformës administrativo-territoriale, për një parashikim politik të tijin se kur do të quhet e kryer ajo dhe rolin e mundshëm që opozita mund të luajë në këtë reformëa
Meta tha se reforma duhet të quhet e përfunduar në korrik apo në gusht, por se një gjë e tillë nuk mund të thuhet me siguri të plotëa “Vullneti dhe objektivi është që deri në datën 31 korrik të përfundojë kjo procedurë dhe që Parlamenti të shprehet për këtë reformë, e cila është e domosdoshmea
Afatet janë të rëndësishme sepse kanë të bëjnë me detyrimet kushtetuese, në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve vendore pas një vitia Është bërë një punë mjaft e madhe dhe gjithëpërfshirëse nga ana e Ministrisë së Çështjeve Vendore dhe ekspertëve vendas, nga ana e ekspertëve ndërkombëtarë, që gjithashtu janë mjaft aktivë, nga Komisioni parlamentara Kemi një mungesë të rëndësishme, mungesën e opozitës, për të cilën realisht nuk ndjejmë asnjë faj dhe përgjegjësia
Source: Tema – Aktualitet