Mijëra qytetarë protestuan të dielën në qytetin e Cetinjes dhe Podgoricë në Mal të Zi, duke kërkuar përgjegjësi nga udhëheqësit politikë dhe autoritetet e sigurisë, pas vrasjes së 12 personave më 1 janar në Cetinje.
Demonstruesit ndezën qirinj dhe mbajtën heshtje për të vrarët, ndërsa mbanin pankarta dhe hidhnin thirrje të zemëruara, duke akuzuar politikanët në Malin e Zi për tragjedinë e Cetinjes dhe duke kërkuar dorëheqjen e tyre.
Vrasja e shumëfishtë, ndër më të rëndat në vend, ndodhi të mërkurën pasdite, kur 45 vjeçari Aco Martinoviç qëlloi viktimat në Cetinjë pasi kishte konsumuar alkool. Ai arriti t’i shmanget policisë për orë të tëra. Në mesin e të vrarëve është edhe motra e tij. Më pas ai vrau veten dhe vdiq nga plagët e marra në orët e hershme të së enjtes.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Danilo Sharanoviç dhe Zëvendëskryeministrit për Siguri dhe Mbrojtje, Aleksa Beçiç, i cili është edhe në krye të sigurisë dhe mbrojtjes.
The post Mijëra protestues në Mal të Zi kërkojnë përgjegjësi pas νrasjes së 12 personave appeared first on Lapsi.al.