Pas operacionit të sekuestrimit të drogës në Divjakë dhe bllokimit të një avioni që ishte menduar si mjet transporti për trafikimin e lëndës narkotike, Ministria e Mbrojtjes ka preferuar që të mos përfshihet në këtë çështjea
Përfaqësuesit e zyrës së shtypit pranë Ministrisë së Mbrojtjes kanë thënë zyrtarisht se droga e sekuestruar në Divjakë nuk është çështje e Ministrisë së Mbrojtjesa Burime zyrtare nga ky dikaster kanë sqaruar se nuk ekziston asnjë provë që Ushtria shqiptare të jetë e përfshirë në trafikun e drogës, ashtu siç pretendon opozitaa
“Ne kemi të njëjtën reagim, siç kemi pasur deri tani, që forcat dhe strukturat ushtarake nuk janë të përfshira në trafik drogea Ushtria nuk ka lidhje me drogën e sekuestruar në Divjakëa Ne kemi edhe dokumentet e klasifikuara të NATO-s, të cilat i kemi vënë në dispozicion të prokurorisë, që tregojnë se në pjesën tonë ajrore nuk ka fluturime për drogë”, sqarojnë burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes pwr “GSH”-nwa
Nga Afganistani, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i ka bërë apel politikës shqiptare që të mos i përbaltë forcat ushtarakea
“Lërini Forcat e Armatosura jashtë diskutimeve politike, le të mundohemi që këto forca të mund t’i mbështesim, për të rritur profesionalizmin e tyre, për të rritur mungesat që ato kanë pasur në vite, për shkaqe që ne tashmë i dimë, dhe të mund të jemi, ashtu siç edhe jemi konkretisht këtu, pjesë e denjë e kësaj force”, ka deklaruar Kodhelia
Source: Tema – Aktualitet