Josè Mourinho në Turqi është më shumë se një sugjerim i thjeshtë merkatoje. Pas lamtumirës nga Roma, mbyllur me shkarkim, Special One mund të nisë sërish një aventurë të re me njohje të vjetra. Kështu, sepse klubi i ardhshëm mund të jetë Fenerbahce, ku luajnë Leonardo Bonucci dhe Edin Dzeko. Aziz Yildirim, kandidati për t’u bërë president i verdhebluve, raporton Mundo Deportivo, ka siguruar se tashmë ka aprovimin e ish-trajnerit të Inter dhe Chelsea për sezonin e ardhshëm. Tekniku portugez e ka mirëpritur propozimin e marrë gjatë një takimi të fundit. Mourinho do të kishte kështu aventurën e parë në tokën turke, në eksperiencën e dhjetë si trajner.
Ditët e fundit Mourinho, i cili gjithashtu është tunduar nga klubet saudite për javë të tëra, lëshoi një thumbim ndaj klubit të tij të vjetër: “E urreja që më duhej të isha fytyra e Romës. Unë thjesht dua të stërvis”.
Lexo më tej: Video/ E majtë që lë të palëvizur portierin: Muçi ndëshkon Ankaragücü në fitoren e Beşiktaş
Me kalimin në Turqi, në klubin e famshëm të Stambollit, Mourinho do të kishte rivalë të fortë dy shqiptarët e klubit tjetër të qytetit Besiktas. Ernest Muçi dhe Milot Rashica i kanë udhëhequr bardhezinjtë në vendin e pestë me 55 pikë. Me dy javë nga fundi, në një kampionat të dominuar nga Galatasaray (99 pikë), Besiktas është vetëm tre pikë larg Istanbul Basaksehir, që mban vendin që të çon në Conference League sezonin e ardhshëm.
Fenerbahce contacted Jose Mourinho to explore negotiation room for the summer – the Portuguese manager is the main target.
Mourinho’s open to continuing talks in next weeks, but he prefers to wait for other offers from Europe. Evolving situation. [@RudyGaletti]#TheGoalpostNews pic.twitter.com/c4DpOt7H2L
— The Goalpost (@TGoalpost) May 14, 2024
The post Mourinho, kundërshtar i Muçit dhe Rashicës: në Spanjë janë të sigurtë, i ka thënë “po” Fenerbahce appeared first on Lapsi.al.