Ndjekin shkollat e larta private, por diplomën në fund të studimeve synojnë ta marrin nga Universitetet publikea Kjo metode ka vite që aplikohet në arsimin e lartë dhe kryesisht në degët e mjekësisëa Çdo vit rreth 100 studentë të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë transferohen vitin e fundit të shkollës nga privati në Universitetin e Mjekësisëa Dhe kjo për dy arsyea
Studentet, siç thonë dhe vetë, eliminojnë kriteret seleksionuese gjatë pranimeve në Universitetin e Mjekësisë dhe synojnë diplomën e publikut për cilësinë dhe njohjen nga tregu i punës, raporton Vizion Plusa Kompetencën për të vendosur numrin e transferimeve nga shkollat private në ato shtetërore deri tani e ka pasur Dekani i Fakultetita
Duke filluar nga viti i ardhshëm akademik, kjo procedurë nuk do të lejohet mëa Profesor Myftar Barbullushi, një nga hartuesit e draftit për arsimin e lartë, tregon se reforma synon të ndalojë njëherë e mirë transferimet e studenteve nga shkollat private në ato publike dhe anasjelltasa Vetëm vitin e kaluar në Universitetin e Mjekësisë hyjnë nga shkollat private 118 studentë, gati ¼ pranimeve që aplikohet për degët e mjekësisëa Deri tani nuk është regjistruar asnjë kërkesë për të lënë Universitetin publik të Mjekësisë dhe për t’i transferuar studimet në privata
Ndërkohë, Komisioni i Arsimit të Lartë do të ndalojë edhe studentet që ndjekin dy Universitete, dy shkolla masteri apo studime doktorate në të njëjtën kohëa Ata do të kenë mundësi të ndjekin vetëm njërën prej tyrea
Source: Tema – Aktualitet