14 personat që kanë hyrë në grevën e urisë para Kryeministrisë, thonë se përfaqësojnë gjithë personat e pushuar nga administrataa
Por, dy prej tyre, në fakt janë biznesmenëa
“A1 Report” ka mundur të sigurojë të dhëna për dy nga grevistë e pikërisht për Artan Murrizin dhe Edmond Idrizina
Artan Murrizi ka punuar si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë dhe është larguar për suprimim të vendit të punës, ndërsa në dokumente që disponon “A1 Report” Murrizi prej vitit 2007 disponon dhe një studio ligjore në qytetin e Lushnjësa
Veç kësaj “A1 Report ka mundur të mësojë se në periudhën që ka punuar në Ministrinë e Drejtësisë, Murrizi ka marrë tre paga, 1 nga zyra e tij si avokat, një si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë, dhe një si përmbarues shtetëror në Përmbarimin e Tiranësa
Së bashku me Murrizin në grevë rezulton dhe një tjetër biznesmena Ai është Edmond Idrizi, i cili ka qenë kryeinspektor në drejtorinë e Burgjeve, dhe është shkarkuar për shkak të thyerjes së etikës në punë, por sipas kësaj drejtorie ai s’ka bërë asnjë ankim në gjykatë për largimin nga punaa
Siç rezulton nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Idrizi prej vitit 2003 ushtron aktivitetin privat si person fizik në tregtim të artikujve ushqimorë, tregtim automjete e makinerish të ndryshmea
Kjo tregon në një farë mënyre, se qëllimi i grevës nuk është ai për shkarkimet nga punaa
Source: Tema – Aktualitet