Para se të hapni një biznes duhet që fillimisht që të regjistroni markën dhe patentën për produktin që do të prodhoni, ose në mënyrë të kundërt do të konkurroheni pandershmërisht nga bizneset e tjeraa
Kjo nuk do të thotë se nëse ju regjistroni markën tuaj, ajo nuk mund të vidhet, por autoritetet do të kenë të drejtën që të kontrollojnë dhe të dënojnë kompaninë e cila ka vjedhur idenë e produktit ose shërbimit që bënia Nëse do të flasim sot për krim ekonomik i cili vjen e po shtohet është pikërisht ai i falsifikimit, raporton Vizion Plusa
Eksperti Andera Lombardi, i cili ka ardhur nga Italia në një projekt të përbashkët me doganën shqiptare që të japë asistencë në këtë fushë thotë se askujt nuk do t’i shkonte në mendje, por 51% e produketeve që shiten sot në botë janë false:
“ Nëse do të shohim pjesën më të madhe të raporteve na rezulton se 51% e produkteve në botë që shiten janë falsea Shumica e tyre prodhohen në Kinë apo Tailandë, ndërsa pjesa më e madhe shiten onlinea Shitjet në internet janë edhe më të vështira për tu identifikuara Prandaj i bëj thirrje konsumatorëve që të shohin mirë dhe me kujdes një produkt përpara se ta blejnëa “
Në Shqipëri kemi parë shpesh veshje, apo edhe produkte ushqimore me logo të markave të shtrenjta por që në fakt janë falsea Drejtorja e Doganave tha se deri tani një pjesë e mirë e tregtarëve që janë kapur duke shitur mallra të falsifikuar kanë shkuar në Gjykatë, ndërsa janë shkatërruar 4425 ngarkesa me mallra falsea Aktualisht në Shqipëri vetëm 276 kompani kanë të regjistruar markën e tyre, dhe vetëm 10 subjekte kanë patentë te produktet industrialea
Source: Tema – Aktualitet