Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Sheqishtë në Fier, ku specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*k*uale me vajzën e tij 12-vjeçare.
Rasti është referuar menjëherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sigurimin e drejtësisë për viktimën.
The post Ngjarje e rëndë në Fier/ Policia arreston 36-vjeçarin, dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij 12-vjeçe appeared first on Albeu.com.