Ministria e Punëve të Jashtme reagon ndaj ngjarjeve të ndodhura në Shkup, konkretisht në Komunën Gjorge Petrova
“Sipas burimeve zyrtare, në mbrëmjen e datës 19 maj, në këtë komunë, një i ri 18-vjeçar i etnisë maqedonase është goditur me thikë nga një i dyshuar i etnisë shqiptare dhe si pasojë viktima ka humbur jetëna Situata ka precipituar më pas dhe banorë të kësaj zone kanë djegur dhe shkatërruar dyqane dhe prona të banorëve shqiptarë, duke hedhur madje edhe parulla si: “vdekje shqiptarëve”, “shfarosuni”, “qofshi të mallkuar”, “shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur” etj”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtmea
Në vijim, MPJ shpreh keqardhje dhe dënon vrasjen e të riut maqedonas, por ndërkohë shpreh shqetësim të thellë ndaj përpjekjeve për ta shndërruar këtë akt kriminal në një konflikt etnik dhe sulm me baza urrejtjeje ndaj bashkësisë shqiptarea
“Ngjarje të tilla, që provokojnë acarim të marrëdhënieve ndëretnike, në dëm të bashkëjetesës mes dy popujve, duhet të marrin përgjigjen e merituar nga i gjithë faktori politik dhe institucional në venda Ministria e Punëve të Jashtme gjen rastin të përshëndesë reagimin e shpejtë të autoriteteve maqedonase dhe ndërkohë inkurajon hetimin e plotë të ngjarjes si dhe vënien përpara drejtësisë, të autorëve të vandalizmave dhe shkatërrimit të pronave të banorëve shqiptarë”, thekson deklarataa
Source: Tema – Aktualitet