Opozita u nxitua në organizimin e protestës që ka si kauz trafikun e drogësa Kështu shprehet Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjelaa
“Nuk e bëjnë dot këta opozitën, protesta ishte e nxituar, Saliu të largohet se është bërë qesharak dhe barrë e rëndë për opozitën”, tha Ngjela në emisionin ‘Opinion’a
Në lidhje me akuzat e opozitës, sipas të cilës Kryeministri Edi Rama është i lidhur me trafikun e drogës, Ngjela thekson se Kreu i Qeverisë nuk ka lidhje direkte me drogën, edhe pse e ka ditur që në Shqipëri droga qarkullona Ngjela shtoi se në rastin e drogës që lëviz me avion, Rama nuk diti t’i përgjigjej politikisht akuzave të opozitësa
“Rama e dinte që droga ecte këtu, kanabisi ecte, si kryeministër ishte në dijeni por Rama s’ka lidhje me drogën, mund ta ketë lejuar se s’ka fuqi ta ndalojë, nuk ka fondea Nuk ka lidhje Rama me drogën, droga ka qenë konstante, e kanë pasur të gjitha qeveritëa Rama e dinte për drogën por nuk diti të mbrohej politikishta Rama ra në kurthin e Saliuta Kur e akuzuan për drogë ai tha jo nuk ka pasur, në vend që të thoshte do ta investigoj këtë çështjea Kur avioni ra, ra dhe deklarata e tija Në politikë duhet të jesh shumë i kujdesshëm edhe ndaj të pavërtetave”, komentoi Ngjelaa
Ndërsa në lidhje me reformën në drejtësi, kreu i PLD u shpreh se në Shqipëri ende nuk ekziston kjo reformëa
“Nuk ka reformë në drejtësia Gjykatën Administrative e mori Saliu për të ruajtur interesat e familjes së tija E kanë strukturuar vetëa Kjo është gjendja sot, kush do ta rregullojë Naço? Reforma është doktrinë për dhënien e drejtësisë, ajo sot çalon, ka 20 e ca defekte të Gjykatës të cilat duhet të riparohen, në fund vjen korrupsioni”, tha ai më teja
Source: Tema – Aktualitet