Nicole Kidman ka folur së fundmi pë filmin e saj të ri dramën erotike,“Babygirl”.
Aktorja ka treguar se ende nuk e ka parë “Babygirl” dhe nuk është e sigurt nëse premiera e Festivalit të Filmit në Venecia javën e ardhshme do të jetë vendi i duhur për të.
“Ka diçka në mua, në rregull, ky është bërë për ekranin e madh dhe që njerëzit ta shohin, por pastaj them, është drastike. Nuk jam e sigurt që kam kaq shumë guxim. Kam bërë disa filma që janë mjaft zbulues , por jo kështu”, është shprehur ajo.
Nicole gjithashtu shtoi nuk është e kënaqur me xhirimet e skenave intime, por i duhej t’i xhironte.
“Nuk e kalova kurrë, vërtet. Më la të mërzitur. Në një moment mendova se nuk dua të më prekin. Nuk dua ta bëj më këtë, por në të njëjtën kohë u detyrova ta bëja. U ndjeva shumë e ekspozuar si aktore, si grua, si qenie njerëzore”, tha ajo.
The post Nicole Kidman flet për skenat intime të “Babygirl”: Isha e detyruar appeared first on Lapsi.al.