Presidenti Bujar Nishani ka pritur gjatë ditës së sotme në Presidencë, ambasadorët e NATO-s që ndodhen në Tiranëa
Gjatë këtij takimi, Nishani është ankuar për qeverinë, e cila, sipas tij, po i merr kompetencata
“Presidenti Nishani u shpreh se ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë programin e qeverisë për reformat në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke synuar arritjen e një konsensusi sa më të gjerë, në interes të rritjes së sigurisë kombëtare dhe përmbushjes së detyrimeve ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe theksoi se mbetet i vendosur për të kontribuar, me të gjithë autoritetin që i jep ligji, që çështjet e sigurisë të trajtohen në përputhje me kushtetutën, ligjet dhe praktikat më të mira të vendeve të NATO-sa
Më tej, presidenti, në cilësinë e Kreut të Shtetit dhe të Komandantit të Përgjithshëm, ndau disa shqetësime për transparencën e procesit, mungesën e konsultimeve paraprake me aktorët dhe faktorët e përfshirë, koherencën kushtetuese dhe me ligjet në fuqi, respektimin e parimit të kontrollit dhe balancës së pushteteve dhe ruajtjen nga politizimi për vendimmarrje strategjike, që kanë të bëjnë me tre projekt–ligje të përgatitura kohët e fundit, dhe konkretisht me projekt-ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe Komandimit Strategjik të Forcave të Armatosura”, projekt-ligjin “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe projekt-ligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”a
Presidentit Nishani shprehu gjithashtu mendimin edhe për Projekt-Strukturën e Forcave të Armatosura”, duke vënë në dukje mangësi kritike për sa i përket procesit, edhe nga ana ligjore, i informoi Ambasadorët e pranishëm se në respekt të balancës së pushteteve të përcaktuara nga Kushtetuta, ia ka përcjellë këto mangësi ligjore të projekt-strukturës Kuvendit të Shqipërisë si autoriteti më i lartë për vendimmarrje ligjore”, thuhet në një njoftim të Presidencësa
Por, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në një reagim ndaj deklaratave të Presidentit Bujar Nishani gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të NATO-s, i cilëson si palidhje komentet e bëra nga Kreu i Shtetita
“Duke e përshëndetur dhe falenderuar Presidentin Nishani për vëmendjen që tregon ndaj zhvillimeve në fushën e mbrojtjes, por duke konstatuar edhe një lexim të gabuar nga ana e Presidentit të disa projekt-ligjeve të inicuara nga Ministria e Mbrotjes me mbështetjen e plotë teknike të partnerëve tanë ndërkombëtare, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ndjen detyrimin të sqarojë publikisht se komentet e bëra nga presidenti Nishani në njoftimin e tij për shtyp lidhur me projekt ligjet në fjalë janë absolutisht pa lidhje”, thuhet në deklaratëa
Së pari, vijon deklarata, “Ministria e Mbrojtjes është konsultuar me çdo aktor dhe faktor relevant në lidhje me çështjet e trajtuara në projekt-ligjet e saj, përfshirë edhe aktorin dhe faktorin President i Republikës me të cilin edhe drejpërdrejt Ministria Kodheli edhe në nivelin më të lartë politik në tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, po edhe në nivel ekspertësh në tryeza diskutimesh, ka këmbyer opinionet e nevojshme për sa i takon”a
Së dyti, theksohet në deklaratë, “Ministria e Mbrojtjes e siguron me këtë rast Presidentin Nishani ashti si gjithë opinionin publik se të tre projekt-ligjet e cituara prej tij si produkte me mangësi ligjore që cënojnë balancën e pushteteve kushtetuese, janë në fakt një shprehje koherente ligjore e Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë dhe e standarteve organizative të një vendi të NATO-s, ku në asnjë prej republikave parlamentare të Aleancës së Atlantikut të veriut, Presidenti nuk ka përvec përgjegjësive që i jep kushtetuta edhe përgjegjësi të mbetura si atavizma të regjimit komunist”a
“Së treti, Ministrja e Mbrojtjes garanton se ka qenë dhe mbetet përherë e gatshme të dëgjojë drejtpërdrejt nga Presidenti i Republikës çfarëdo leximi të gabuar, që nuk mund të jetë asnjëherë po kaq për të ardhur keq, sa kur “dëgjohet” pasi është dëgjuar më parë nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s”, përfundon deklarata e Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodhelia
Source: Tema – Kryesore