Komisioni i Posaçëm Parlamentar i Reformës Administrativo-Territoriale, i cili zhvilloi punimet sot pasdite u njoh me një sërë propozimesh nga njësi dhe organe të qeverisjes vendorea
Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës Administrativo-Territoriale Bashkim Fino duke vënë në dukje faktin se Komisioni është duke punuar në mënyrë intensive për të çuar përpara procesin e reformës për ndarjen e re administrativo-territoriale të hartës së Republikës së Shqipërisë, në mënyrë transparente dhe të hapur për publikun, bëri të ditur se kanë filluar të vijnë reagime të drejtpërdrejta dhe konkrete, me kërkesa dhe propozime, të cilat kanë nevojë për trajtim si nga Komisioni Parlamentar, ashtu edhe nga niveli teknik që po punon për hartimin e ndarjes së re administrativea Pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës Administrativo-Territoriale kanë mbërritur 5 kërkesa nga njësi vendorea
Shoqata Stebleva propozon që Stebleva të jetë pjesë e Qarkut (Rajonit) Elbasan, Rrethi Librazhda Gjithashtu, kjo Shoqatë propozon që të bëhet bashkimi vullnetar midis Komunës Stelbevë dhe Komunës Trebishta Ky propozim bëhet me qëllim për të ruajtur traditat dhe zakonet historike dhe kulturore të komunitetit, për të ruajtur 2 gjuhët e folura, për të ruajtur faunën e parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanic, për të zhvilluar turizmin veror dhe dimëror në këtë zonë, si dhe për të nxitur rritjen ekonomikea
Këshilli Komunës Ksamil, pas analizës së situatës 20 vjeçare të ecurisë së Ksamilit – si njësi më vete e pushtetit vendor (1996) – me anë të një peticioni propozon që Ksamili të mbetet njësi më vete administrative e qeverisjes vendore, vetëm duke u quajtur “Komuna Butrint” me qendër Ksamilina Këtu të përfshihen edhe fshatrat Xarrë, Vrinë, Shëndëlli që përbëjnë bërthamën e Parkut Kombëtar të Butrintita Ky propozim bëhet me qëllim që zhvillimi i Ksamilit në aspektin ekonomik dhe turistik të ngrihet në parametra dhe modele bashkëkohore, të cilat i kërkon tregu turistika
Komuna Zhepë, përmes një letre firmosur nga kryetarët e fshatrave Terrovë, Rromas, Duncke, Trebel, Luadhë, Dobrenjë, Burranjë, Çorrotat, Gurrëzez, Zhepë, Leskovë, Çerricë kundërshton bashkimin e kësaj komune me Bashkinë e Poliçanit (e cila i është propozuar si projekt), dhe kërkojnë që Komuna Zhepë të bashkohet me rrethin e Gramshita Këtë kërkesë e bazojnë në: pozicionimin gjeografik, i cili është më i përshtatshëm për t’u lidhur me rrugë nga të dy anët e lumit të Tomorricësa Gjithashtu, edhe në aspektin ekonomik dhe të marrjes së shërbimeve të tjera si atyre spitalore, arsimore dhe të furnizimit me energji elektrikea
Banorët e fshatit Tpla, Komuna Fierzë, rrethi Tropojë kërkojnë shkëputjen nga Komuna Fierzë dhe bashkimin me Komunën Bujan, po të rrethit të Tropojësa Kërkesa mbështetet në arsye: infrastrukturore (vështirësitë e kalimit në rrugë), marrja e shërbimeve shëndetësore, arësye tradite dhe origjine familjare (një fis i madh i ndarë në dy fshatra), marrja e shërbimeve të ujësjellësita
Këshilli i Komunës Bubullimë, përmes një shkrese zyrtare nënshkruar nga Kryetari i Këshillit të Komunës, kërkon që Bubullima të jetë qendër administrative, me përbërjen dhe territorin e para vitit 1945a Sugjerohet bashkimi i 22 fshatrave të para vitit 1945 edhe me fshatrat Kolonjë, Ardenicë e Bitaja
Source: Tema – Aktualitet