Rastet e shantazhimeve dhe kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve sociale janë kthyer në një shqetësim të madh sot për shoqërinë tonëa I tillë është edhe rasti transmetuar në Fiks Fare mbrëmjen e së hënës,ku një e vajzë nga Lezha shantazhohet nga një djalë me të cilin kishte shkruajtur për një javë në rrjetet socialea
Edhe pse kanë kaluar plot 4 vite nga ky komunikim, përndjekja dhe shantazhimi ende vazhdona Për këtë arsye vajza i drejtohet Fiks Fare pasi e sheh të pamundur të gjejë drejtësi në Policinë e Lezhës, pasi përndjekësi është djali i një policia
“Para 4 vitesh kam komunikuar për rreth një javë në rrjetet sociale me këtë djalin dhe më pas i mbylla komunikimet me të, por sot e kësaj dite me këto biseda ai më shantazhon duke ia dërguar familjes time dhe bashkëshortit“, shprehet denoncuesjaa
Ajo pohon se që në momentin që ia kishte komunikuar që nuk do të flisnin më, ai e kishte kërcënuar se do të bënte publike bisedat e tyre nëse nuk do i jepte 2 mijë euroa
Pyetjes së gazetarëve të Fiksit se pse nuk i është drejtuar policisë, vajza u shpreh se ka shkuar disa herë të bëjë denoncima Por denoncimi nuk i është mbajtur nga policia, pasi djali që ajo do të akuzojë, të atin e ka polica Bëhet fjalë për Blerim Bushgjokën, djali i policit Pal Bushgjokaa
Denoncuesja shprehet se ka takuar edhe vetë policin Pal Bushgjoka dhe se ky i fundit i ka thënë se do e zgjidhë ai këtë çështje, por shantazhet ende vazhdojnëa
Me adresa false të ndryshme Blerimi i shkruan familjarëve të denoncuese duke u kërkuar që ta bëjnë vajzën të flasi me të, ose në të kundërt do nxjerri bisedata Jo vetëm për vajzën, por edhe për familjarët e saj situata është bërë shumë shqetësuese dhe nuk po gjejnë dot zgjidhjea
E pajisur me kamera të fshehtë denoncuesja i drejtohet Komisariatit Lezhëa Në prani të oficerëve të policisë gjyqësore e reja shpjegon situatën dhe u thotë se personi në fjalë është djali i policit Pal Bushgjonia Sapo dëgjojnë emrin e kolegut njëra prej OPGJ-ve çohet dhe thotë se do e marri në telefona
Pra ndërkohë që është duke u bërë një denoncim, oficerja njofton kolegun, djali i të cilit po akuzoheta Por e keqa vjen pas telefonatësa Oficerja pas komunikimit me kolegun Pal Bushgjoni, i drejtohet denoncueses se është faji i saj pasi ka komunikuar me djalin rreth një javë në rrjetet socialea
Duke mohuar që shantazhuesi është djali i kolegut të tyre, ata i drejtohen të resë se këto janë adresa fallco dhe se ajo nuk kishte shkuar herë tjetër në komisariat për të bërë denoncima
Me ton kërcënues oficerja i thotë se nëse vajza do bënte denoncim, do t’i sekuestrohej telefonia Vajza e kundërshton këtë gjë edhe pse u thotë që u vë në dispozicion çdo bisedë me djalin, por aparatin telefonik që kishte aktualisht në përdorim ishte i ri dhe nuk kishin shkëmbyer me të bisedaa
Madje denoncuesja ka theksuar se bisedat nuk janë me të, por me shoqet dhe të afërmit e saja Por as këto nuk u duken bindëse oficerëve për mos u lënë aty aparati telefonika
Në këto kushte vajza kërkon të konsultohet me të afërmit që e presin jashtë, por në këto momente njëra prej oficereve e mban me zor në ambientet e komisariatit dhe vendosin vetëm të kryejnë kqyrjen e aparatit celulara
Në moment që oficerja mban kallëzimin, vajzës i vjen një mesazh në telefon nga djali i policit i cili i shkruan “Dua të flas me vëllain tënd”a Vajza ia tregon oficeres mesazhin dhe kjo e fundit i thotë që t’i shkruajë, ta marri në telefon në ato momentea
Vajza ashtu bën, por nga ana tjetër e ekranit të telefonin lexohet kundërshtimi i djalit me motivin se është në punë dhe do e telefonojë më vonëa Dhe në po këto çaste njëjta oficere merr telefonin e saj personal dhe sërish del jashtë dhome për të kryer një telefonatëa Me rikthimin e saj në zyrë vazhdohet me marrjen e kallëzimita
Blerim Bushgjoka, djali i policit e pranon edhe vetë në një bisedë me vajzën që e ka shantazhuar për 4 vjeta Dhe se ka qenë në dijeni se ajo është paraqitur disa herë në komisariat për ta denoncuar dhe se një nga këto herë ka takuar edhe të atin e tija
Pas marrjes së kallëzimit nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, djali telefonon vajzën dhe i kërkon të flasë me vëllanë e saj, pasi ka vendosur që ta zgjidhi problemin e krijuar me familjen e saja
Ai shprehet se këto kërcënime e shantazhime nuk i bën ai, por në emrin e tij hapin femra dhe njerëz që i duan të keqen adresa falsea Gjithsesi në fund ai e mbyll telefonatën duke i kërkuar të resë ta mbyllin familjarisht problemin dhe jo me shteta
The post Oficerja e policisë mbron djalin e kolegut që akuzohet se përndjek gruan e martuar: Je krujt vetë appeared first on Shekullia