Një nga njerëzit më të fuqishëm në Ukrainë, por sidomos në rajonin e përfshirë nga trazirat, ka nisur kundërpërgjigjen ndaj separatistëve pro- rusëa
Miliarderi Rinat Akhmetov, që ka një pasuri prej mbi 11 miliardë dollarë, ka nxitur protestat kundër separatistëve në qytetin Donetska
Manjati i çelikut tha se njerëzit janë lodhur duke jetuar në frikë e terror dhe akuzoi separatistët po e çojnë Ukrainën drejt gjenocidita
Qindra njerëz morën pjesë në tubimin e organizuar në stadiumin e Shakhtar Donetsk, pronë e Akhmetov, ndërsa të tjerë iu ranë borive të makinavea
Separatistët kanë kërcënuar se do ia shtetëzojnë pasurinë Akhmetov nëse vijnë në pushteta
Korrespondenti i BBC thotë se të martën u dëgjuan në këtë rajon zërat e atyre që kundërshtojnë separatistët e armatosura
Miliarderi ka bërë thirrje për protesta çdo ditëa
Akhmetov është një njeri me shumë ndikim në zonën e Donbass-it, në lindje të Ukrainësa
Ky pellg industrial është përfshirë nga trazirat së fundmi, pasi pro- rusët duan të shkëputen nga Ukrainaa
Akhmetov ka të punësuar mbi 300 mijë njerëza
E shkuara e tij është e dyshimtë, pasi ka qenë pranë presidentit të rrëzuar, Viktor Yanukovych, por edhe për shkak se ka bërë biznes me rusëta
Megjithatë, së fundmi ai është zëri më i fuqishëm kundër separatistëve në këtë rajona
Edhe ata i druhen atij, për shkak të fuqisë monetarea
Source: Tema – Aktualitet