Brenda 3 vitesh kishin arritur të shisnin 100 kg eksploziv C4 dhe kishin gati për shitje dhe 98 kg eksploziv të po këtij lloji, e cila u sekuestrua nga policia mbrëmjen e djeshme në Tiranëa Të dhënat u bënë të ditura nga Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa në një konferencë për mediata Çipa tha se gjatë aksionit policor u arrestuan 4 persona, 3 banues në Tiranë dhe një në Krujë, si pjesë e një grupi të struktuaruar kriminal, ndërsa sasia e sekuestruar është një nga sasitë më të mëdhaja të eksplozivit C4 që është arritur ndonjëherë të sekuestrohej në vendin tonëa
“Falë një pune të mirëorganizuar dhe hetimi professional në kohë të shtrirë në një hapësirë kohore disa mujore u arrit të goditej një grup kriminal i implikuar në prodhimin dhe shitjen e lëndës eksplozive C4a Si rezultat i oporeacionit u arrit sekustrimi i një sasie të konsiderueshme eksploziv dhe arrestimi në flagrancë i katër personave, pjesë e një grupi të struktuaruar kriminala Operacioni është finalizuar në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë në momentinn e shitblerjes së lëndës eskplozive nga ana e pjesëtarëve të dyshuar të grupit kriminal”, tha Çipaa
Sipas tij, të arrestuarit janë Ilir Dhimo 36 vjeç banues në Tiranë, Pëllumb Daci 46 vjec banues në Krujë, Emil Taku, 27 vjec banues në Tiranë, Artur Çelo 40 vjec banues në Tiranëa Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës gjatë momentit të shithjes së lëndës eksplozive dhe gjatë ndërhyrjes policore kanë tentuar të largohen për tiu shkangur arrestimita
Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Eksploziv plastik i llojit C4 98 kg
Fitil dhe donatorë 37 kg
Ndezësa të minave 3744 copë
Kapsolla detonatore 2927 copë
Kapsolla detonatore elektrike 387 copë
Kapsolla elektronike detonatore me trup bakri 101copë
Kuti plastike 501 copë, si dhe prova të tjera
Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se ky grup kriminal ka shitur që prej 2011 e deri tani një sasi mbi 100 kg lëndë eksplozive C4 që mund të jetë përdorur në ngjarje të ndryshme kriminale në Tiranë dhe Krujëa Grupi kriminal ka qenë me një begraund të pasura Nga ana e policisë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe dokumentinin e veprimtarisë së paligjshme të kryer më parë nga këta shtetasa Materialet do ti referohen prokurorisë për hetime të mëtejshmea
Source: Tema – Aktualitet