Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatin në bashkinë e Maliqit, me pretendimin se ka pasur parregullsi në fletët e votimit që janë numëruara
Opozita thotë se fletët e votimit që duhet të shpalleshin të pavlefshme pasi kishin probleme me vulat, janë përfshirë në rezultata
“Nuk përputhet numri i zgjedhësve me fletët e përdorura, me renditjen sipas pajisjes elektronike të identifikimit të personave me fletët e marra në dorëzim për disa qendra votimi: 3789, 3790, 3792, 3795, 8313, 3815, 3816a
Numri i fletëve të përdorura është më i vogël se diferenca e numrit të fletëve të marra në dorëzim, me numrin e gjendur në kuti dhe numërimin e fletëve të dëmtuara në disa QV: 3822, 3823/1, 3824, 3826, 3827, 3827/1, 3828″a
Sipas “Bashkë Fitojmë”, këto parregullsi kanë ndikuar në rezultatin e thellë përfundimtar të Kryetarit të Bashkisëa
Në bashkinë Maliq, socialisti Gëzim Topçiu fitoi një tjetër mandat pasi grumbulloi 13592 vota, kurse kundërshtari nga “Bashkë Fitojmë” Alfred Gega mori 6886 votaa
The post Opozita ankimon në KQZ rezultatin e zgjedhjeve në Maliq: Parregullsi në fletët e votimit, ndikuan në rezultat appeared first on Lapsiaala