Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona për ushtrimin e aktivititetit të paligjshëm të lojërave të fatit, në një lokal në Vorë. Sipas bluve, në pranga ka rënë 32-vjeçari A. M., pronari i lokalit dhe 32-vjeçari M. M., kushëriri i tij. Gjatë operacionit policor janë sekuestruar dy aparate celular dhe një shumë parash të përfituara nga kjo veprimtari.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bastet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Vihen në pranga 2 shtetas (njëri prej tyre pronari i lokalit), të cilët u kapën në flagrancë në lokal, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Sekustrohen dy aparate celular dhe një shumë parash të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.7, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një lokal ku luheshin lojëra fati, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bastet”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.M, 32 vjeç, pronari i lokalit si dhe M.M, 32 vjeç, kushurinjë me njëri-tjetrin.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kunderligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojrave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare të tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
The post Organizonin lojëra fati, arrestohet pronari i lokalit dhe kushëriri i tij appeared first on Lapsi.al.