Orlando Bloom ka ndarë një mesazh enigmatik në rrjetet sociale që flet për një “fillim të ri” vetëm disa ditë pas lajmit për ndarjen nga Katy Perry.
“Gjëja e rëndësishme është të hedhësh hapin e parë,”shkroi aktori 48-vjeçar në Instagram Story të hënën. “Kapërcimi me guxim i një frike të vogël të jep forcën për të përballuar të rradhës.”
Bloom ia atribuoi këtë thënie si “frymëzimin e tij të përditshëm” autorit budist Daisaku Ikeda. Para kësaj,aktori i “Pirates of the Caribbean” ndau edhe një citat nga Buda:
“Çdo ditë është një fillim i ri. Ajo që bëjmë sot ka më shumë rëndësi se gjithçka.” Ai e shoqëroi citatin me muzikën e James Quinn, “A Gentle Sunlight”.
Kjo periudhë reflektimi vjen pak ditë pasi Bloom u pa duke festuar i vetëm në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, që kushtoi rreth 50 milionë dollarë.
Gjatë eventit, Bloom u pa në shoqërinë e Tom Brady dhe Leonardo DiCaprio, ndërsa më pas u bashkuan me familjen Kardashian dhe aktoren Sydney Sweeney në hotelin e tyre pas ceremonisë, sipas TMZ.
Në fundjavë, Bloom dhe Sweeney, u fotografuan duke shëtitur nëpër rrugët e Venecias së bashku me Tom Brady.
Edhe pse Perry nuk ishte e pranishme në dasmë, Lauren Sánchez nuk harroi ta përmendte. Pasi Perry postoi një mesazh në Instagram duke lënë të kuptohet se ishte “në humor të mirë”, Sánchez komentoi: “Na mungon, Katy”.
Më herët këtë muaj, Page Six raportoi se marrëdhënia mes Bloom dhe këngëtares së “California Gurls” ishte në krizë. Më 26 qershor, Us Weekly konfirmoi se çifti ishte ndarë.
Bloom dhe Perry u takuan për herë të parë në janar 2016 në një festë pas Golden Globes.
Ai i propozoi në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2019 dhe ata mirëpritën vajzën e tyre Daisy në gusht të vitit 2020.
Bloom është gjithashtu baba i një djali 14-vjeçar, Flynn, nga martesa e mëparshme me modelen Miranda Kerr. Nga ana tjetër, Perry ka qenë e martuar me komedianin Russell Brand nga 2010 deri në 2012.
The post Orlando Bloom pas ndarjes me Katy Perry: “Një fillim i ri” appeared first on Lapsi.al.