Moti në vendin tonë, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira, ku do të do të mbizotërojnë në pothuajse gjithë vendin.
Më të theksuara vranësirat priten në zonat malore veriore dhe veriperëndimore të territorit, duke gjeneruar reshje të pakta shiu, në zonat e thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës, të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin, duke rikthyer motin e kthjellët dhe vranësirat e herë pas hershme.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.
The post Parashikimi i motit 13 Shkurt 2024, kthjellime dhe vranësira appeared first on Albeu.com.