Kryeministri Edi Rama premton mbështetje maksimale për sportistët elitarëa Të ftuar të selinë e Këshillit të Ministrave, sportistët elitarë të Shqipërisë u njohën nga Kryeministri me projektin e një parku olimpik që pritet të ndërtohet, ndërsa kërkoi nga sportistët të protestojnë në rast se ky projekt nuk realizoheta
“Nëse nuk realizohet ejani me medalje para kryeministrisëa Ne do ndërmarrim hapa konkrete për kushtet që meritoni dhe vetë Erkandi do presë shiritin e inaugurimit të këtij projekti”, theksoi Rama, ndërsa e konsideroi si një premtim të mbajtur edhe palestrën e re ku do stërviten peshëngritësita
Duke prezantuar projektin, Kryeminisitri u shpreh se “bëhet fjalë për një projekt strategjik në sport që nuk përfshin vetëm palestrën e re të peshëngritjes dhe mundjes edhe pse palestra e re e peshëngritjes dhe mundjes është hapi i parëa Më në fund do të keni dushe, dhoma zhveshjeje personale”a
Përveç palestrës, tha Rama, “do të jetë një kompleks i plotë ku do të strehojmë edhe federatata Me në fund pas lënies në hijen e stadiumit “Qemal Stafa”, do të bëhet edhe akomodimi i Federatave të shumësportëshita Po ashtu do të kemi dhe admistratën sportive, do t’i japim hapësirë Komitetit Antidoping Shqiptar dhe do të bëjmë të mundur që brenda një hapësire të përmblidhet e gjithë struktura që ka të bëjë me shumësportëshina Do të kemi një sipërfaqe prej 13 mijë metra/katror që do të bëjë të mundur që të mos kem konflikte me mikun tim Rauf Dimraja Më pas duke kalur tek ngrehina lojërave me dorë që do të jetë një ngrehinë e re, aty ku kemi trashëguar disa kolona betoni që i kanë gërryer viteta Kjo ngrehinë do të ketë një kapacitet pej 1400 sportdashësish”a
Duke u shprehur se vendi e ka ndjerë largimin e talenteve, Rama u shpreh se për ta tashmë do bëhet më shumë që të mund të ngrenë më lart flamurin tonë kombëtara Ai u premtoi sportistëve se do marrin gjithçka meritojnë, pa iu dashur më të protestojnë para kryeministrisëa
“Dyert e kësaj godine u hapën sot për kampion të mëdhenj, për talente që do të jenë kampion në të ardhmen, dhe për të gjithë ata që në rolin e drejtuesve të Federatave, në rolin e mësuesve të tyre, të prindërve, janë këtu sot bashkë me ne drejtuesit e sotëm të këtij vendi që kemi vendosur ta bëjmë sportin një nga instrumentat e rëndësishëm të rilindjes së vendit dhe ripërtëritjes së shoqërisëa Për talentet në sport, art dhe fusha të tjera, jo rrallë i kemi bërë vetes pyetjen, po të ishte ndonjë vend tjetër në çfarë majash do të ishte ky apo ajo dhe si do të drejtoheja Dhe fatkeqësisht përgjigjen e kemi marrë në raste të hidhura për ne kur talente të këtij barku kanë qenë të detyruar të shkëputen dhe të shkojnë larg, të marrin pasaporta të tjera, të veshin uniforma të tjera dhe të ngrejnë flamuj të tjerë për tu vlerësuar”, tha kreu i qeverisëa
Pasi iu dorëzoi dhuratat, butona këmishe që zakonisht i dhurohen vetëm homologëve, Rama u shpreh se “ëndrra e tyre nuk është thjesht e tyrja për është ëndrra e një vendi, e një shoqërie, e një gjenerate”a
“Erkandi, Danieli dhe Luiza kanë dhënë përgjigje që për ne është tingëlluar si shkundje e fortë që pavarësisht kushteve, hendekut të madh në vlerësim dhe trajtim, kanë arritur në majat, ku tani është detyra jonë që t’i mbajmë dhe të ngjisim të tjerë aty, pa i bërë majat të paarritshme për talentet tona për shkak të papërgjëgjshmërisë dhe banalitetit të poltikës dhe qeverisë tone”, tha Ramaa
Jemi dakord, u shpreh Kryeministri, “që nuk është e lehtë të ëndërrosh kaq lart majat, sado sportist i mirë të jesh, pa pasur kushtea Nga realizimi i ëndrrave të sportistëve, për të shkuar tek rezultatet është në mes një det i madh sakrificasha Më kujtohet kur kampionët u vendosën përpara kësaj godine që dikush t’i dëgjonte, t’i shtrinte dorën për solidaritet, por edhe për atë që është shkruar në ligjin e sportit, pa të cilin nuk do të kishte pasur askund të reja dhe të rinj që do mund t’i materializonin ëndrrat në sport në rezultate të papërshkueshme”, tha Kryeminstria
Jam modestisht krenar, vijoi Rama “që sot kampionëve tanë nuk u është dashur të rreshtohen para Kryeminstrisë për t’i përdour medaljet e arritura me sakrifica, për një ëndërr që në Shqipëri duket një çmeduri, si një pankartë që thotë jemi dhe ne gjallë mos na harronia Dhe sot janë këtu në vendin e nderit, si zot të kësaj godine, ku zyrat janë tonat, por pushteti në sport është i tyre, që nëpërmjet sportit i japin kësaj shoqërie mesazhin fantastik se asgjëje nuk mund t’i vësh kufi”a
“Medaljet e këtyre sportistëve janë një mesazh për të gjithë shoqërinë për të mos iu dorëzuar varfërisë në aspirata dhe nuk ka gjë më të keqe për një popull sesa varfëria në aspirataa Këta kampionë i duhen këtij populli për të treguar se kush nuk i dorëzohet varfërisë së aspiratave është i destinuar të fitojë mbi varfërinë ekonomike, margjinalizimin dhe mbi çdo vështirësi që jeta ia nxjerr padrejtëisht përpara”, tha Ramaa
Kampioni i Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj vlerësoi mbështetjen e kryeministrit, ndërsa veçoi mes të tjerash mesazhin e tij, në momentin kur u shpall kampiona
“Mes mijëra urimesh ishte edhe i kryeministrit, Erkand Qerimaj në çatinë e Europës, përulje me respekta Nuk ishte thjesht një mesazh, ky i tregonte institucioneve se do ketë një ndryshim në trajtimin e sportistëve, në të gjithë sportina E falënderoj”, tha aia
Në vijim Qerimaj mori edhe një angazhim, që me mbështetjen edhe të Kryeministrit, flamuri shqiptar të ngrihet në nivelet më të lartë, në evenimentin më të afërt ndërkombëtar të peshëngritjesa
E pranishme në këtë ceremoni, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita tha se skema e re e financimit rrit mbështetjen për talentet në sport dhe për sportistët elitarëa
“Jam e lumtur që jemi të gjithë bashkë, të diskutojmë për më shumë sport, talent,për më shumë mbështetje ndaj sportistëvea Skema e re e financimit adreson një mbështetje të re për talentet dhe sportin elitara Do japim shpërblimet e prapambetura peshëngritësve”, tha Nikollaa
Një pikë tjetër ku e ndali vëmendjen ministrja, ishte ndarja e sportit nga politikaa
“Do largojmë politikën nga sportia Do ketë komisione sporti dhe komision antidopingu në të cilat s’do ketë më politikanë që i drejtojnëa Ligji që siguron statusin e sportistit do jetë së shpejti në parlament”, theksoi ajo, duke shtuar se në shkolla do ketë 3 orë edukimi fizika
Source: Tema – Aktualitet