Për herë të parë pas 12 seancash Gjykata e Tiranës ka administruar dje një dëshmi të bashkim Cakaj , ish-anëtar i KRRT-së Vlorë, e cila rëndon pozitën e kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika,në procesin gjyqësor ku ai është i pandehur për akuzën e ‘falsifikimit të dokumenteve’’a
“Nuk kishte pse të shënoheshin tetë rreshta në hapësirën e dy rreshtave”, ka thënë dëshmitaria
Bëhet fjalë për procesverbalin e mbledhjes së KRT-së së datës 15 korrik 2010, që sipas prokurorisë është falsifikuar nga kryebashkiaku i Vlorës, Gjika në bashkëpunim me vartësen e tij, Eleni Dardhaja
Dëshmitari Cakaj tha në gjykatë se ky procesverbal, me të cilin është njohur në prokurori kur është marrë në pyetje, linte shumë për të dyshuara Sipas tij, në pjesën e fundit të këtij procesverbali, të cilin e kishte firmosur, kishte disa shtesa me shkrim që linin vend për dyshima
Në asnjë moment dëshmitari nuk përmendi fjalën falsifikim, po sipas tij, për kujtesën e tij dhe për mënyrën sesi mbaheshin procesverbalet, ishte jonormale, që brenda dy rreshtave të shkruheshin tetë të tillëa
“Unë në të gjitha mbledhjet kam firmosur në fund, por procesverbali nuk kishte atë rrjedhën e zakonshme, formatin e zakonshëma Nuk kishte pse të shënoheshin tetë rreshta në hapësirën e dy rreshtave”, tha dëshmitari, teksa u përgjigjej disa pyetjeve radhazi të bëra nga njëri prej avokatëve mbrojtësa
Source: Tema – Aktualitet