Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, lundrimi i trageteve në linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas është pezulluar. Autoritetet portuale kanë konfirmuar anulimin e nisjeve, ndërsa në Bari është lëshuar një paralajmërim portokalli për erëra të forta. Urdhri pritet të mbetet në fuqi deri të shtunën, më 15 mars.
Operatorët kryesorë të kësaj linje kanë pezulluar përkohësisht shërbimin, duke shtyrë nisjet e planifikuara.
The post Pas Vlorës, pezullohet lundrimi i trageteve edhe në linjën Durrës-Bari appeared first on Lapsi.al.