Bojkoti që opozita po i bën Komisioneve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, duket se ka futur në ngërç veprimtarinë e tyrea Kjo ka ndodhur me Komisionin parlamentar të Ekonomisë, i cili nuk mundi të zhvillonte mbledhjen e rradhës për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të Partisë Demokratikea
“Nuk ka kuorum, mbledhja shtyhet”, u shpreh deputeti socialist Erion Braçe, i cili drejton Komisionin e Ekonomisëa
Braçe akuzoi opozitën se me mungesën e saj ka futur në ngërç punën e Komisioneve parlamentarea Sipas tij, deputetët e mazhorancës në komision janë detyruar të shtyjnë disa herë diskutimin e projektligjevea
Opozita kushtëzoi raportin e Kuvendit, pasi Konferenca e Kryetarëve nuk miratoi kërkesën e paraqitur nga deputetët e Partisë Demokratike në lidhje me ngritjen e një Komisioni të ri Hetimor parlamentar për trafikun e drogësa Kërkesa u depozitua në Kuvend, mënjëherë pas ngjarjes së 10 Majit ku një avion sportive ngeci në rërën e Divjakës dhe që dyshohet se do të përdorej për trafikimin e një sasie prej rreth 460 kg lëndë narkotikea Partia Demokratike pretendon se avioni, piloti i të cilit ka mohuar deri më tani se do të transportonte lëndë narkotike, provon akuzat e hedhura prej saj, se tashmë droga po trafikohet nga Shqipëria drejt vendeve të BE me avionaPartia Demokratike ka thirrur një protestë më 23 Qershor para godinës së Qeverisë në kuadër të kërkesës për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Ramaa
Source: Tema – Aktualitet