Në një kohë kur dogana bllokoi një sasi prej 48 ton cigaresh kontrabandë, Partia Demokratike akuzon Qeverinë Rama për rritjen e evazionit fiskal dhe kontrabandës së këtij malli me akcizëa Në një konferencë për mediat, Koordinatorja e PD-së Silvi Bardhi ndërsa përshëndet aksionin e punonjësve të doganës që ndaluan cigaret që dyshohet se janë kontrabandë, thekson se për periudhën janar-prill të 2014, rezulton se janë zhdoganuar 220 tonë më pak cigare se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluara
“Përpara se të vetëshpallen si heronj dhe heroina të doganave shqiptare, Kryeministri dhe Drejtoresha e Doganave, duhet të sqarojnë opinionin publik në lidhje me të dhënat dramatike që vijnë në fushën e zhdoganimit për sa i përket cigarevea Sigurisht se nuk ka rënë konsumi i cigares në venda Këto të dhëna tregojnë se është rritur kontrabanda dhe evazionia Edi Rama dhe Elisa duhet të kthehen nga bota e çudirave dhe të përballen me shifrat realea Ku kanë shkuar 220 tonë cigare në tre muaj, krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar? Ku kanë shkuar të paktën 10 milionë dollarë që është vetëm efekti financiar i zhdoganimit ? Kjo është transparenca që Kryeministri dhe Drejtoresha e doganave i detyrohen qytetarëve shqiptarë, jo rrahja e gjoksit për një aksion që administrata e ka për detyrë ta bëjë”, theksoi Bardhia
Source: Tema – Aktualitet