Gjatë kohës që opozita nisi protestën kundër drogës në bulevard, në godinën e Ministrisë së Punëve të Brendshme mbërriti eskorta e delegacionit të lartë të BE-sëa
Drejtori për Zgjerimin Christian Denilsson u prit nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiria
Më fokus të bisedës ishte informimi i zyrtarëve të BE-së, pak ditë para dorëzimit të raportit të Brukselit, para vendimit për statusin kandidat në muajin qershora
Ministri Tahiri tha pas takimit se “garantova Drejtorin e Zgjerimit, për angazhimin në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe vullnetin tonë për të mos u ndalur për asnjë çast përballë cilësdo vështirësi në luftën pa asnjë kompromis në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”a
Ministri theksoi se mazhoranca ka hapur kantierin e reformës në fushën e sigurisë, për të rritur standardin e sigurisëa
“E informova gjithashtu dhe për përpjekjen tonë për të ndërtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila tashmë është pjesë e ligjit të ri për Policinë e Shtetit, ka përfunduar faza e arkitekturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, përfshirë këtu strukturën, burimet njerëzore, kapacitetet, kompetencat dhe natyrën ose thelbin e hetimeve që do të zhvillojë Byroja Kombëtare e Hetimit duke e siguruar se standardi i hetimeve dhe i ndëshkueshmërisë për veprat penale që do të mbulojë BKH do të jetë shumë herë më i lartë, kjo falë edhe bashkëpunimit që do të ketë BKH me partnerët tanë”, tha Tahiria
Ministri i Brendshëm u shpreh i vendosur për t’u përballur me situatën alarmante që gjeti qeveria 7 muaj më parë, të kultivimit të lëndëve narkotikea
“E garantova që qeveria shqiptare nuk do të lejojë më të përsëritet situata që gjetëm kur morëm detyrën vitin e kaluar me mbjellje masive të lëndëve narkotike, por do të marrim masa siç kemi filluar të marrim masa nëpërmjet planit strategjik të veprimit të miratuar të Policisë së Shtetit, i cili është hartuar bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, theksoi ministria
Drejtori për Zgjerim në BE, u apeloi palëve politike në Shqipëri të lenë çdo konsideratë politike, për të siguruar që pikërisht e ardhmja europiane e Shqipërisë është objektiv kombëtara
“Përsa i përket statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, besojmë që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kërkesa thelbësore për progresin e Shqipërisë në integrimin e saj në BE, dhe janë pikërisht krimi i organizuar dhe korrupsioni ata elementë të cilët minojnë aftësinë e individëve dhe komuniteteve, bizneseve për të gëzuar ato të drejta që janë të thëna fare mirë si shtyllat kryesore te demokracisëa Më lejoni që të theksoj që BE-ja vazhdon të mbetet me ju, si mbështetësi juaj dhe i aspiratave të Shqipërisë për të vazhduar në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, tha Christian Denilssona
I pyetur për protestën e opozitës pak metra më tej vendit ku po organizohej konferenca, Drejtori për Zgjerim tha se nuk do të donte të komentontea
Ndërsa ministri Tahiri u shpreh se “nuk kam ndonjë koment shumë të madh për protestën e opozitësa Eshtë një e drejtë legjitime dhe demokracia fundja kjo është, e drejta e secilit për të zgjedhur kauzën që do, për të thirrur publikun në protestëa Nga ana tjetër, siç e shihni, unë jam në punë, qeveria është në punë, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, jemi në detyrë për të garantuar që qytetarët shqiptarë janë më të sigurt në një vend që me reformat që po ndërmarrim, me siguri do të jetë shumë më i mirë nga ç‘ishte kur e morëm”a
Source: Tema – Aktualitet