Partia Demokratike do të vijojë protestat nën moton “Rama ik” të premten e ardhshme para godinës së Këshillit të Ministravea Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje të zgjeruar në selinë e kësaj partie në kuadër të koordinimit të veprimeve mes të zgjedhurve vendorë, drejtuesve aktualë të degëve, deputetëve të mandatuar dhe koordinatorëve, për protestën e rradhës së opozitës,
Ndërkohë burimet konfirmojnë se këtë takimin e sotëm, Basha ka ripërsëritur kërkesën për një angazhim maksimal të strukturave drejtuese të PD në rrethe, koordinatorëve dhe të zgjedhurve vendorë për një pjesëmarrje sa më të lartë të mbështetësve të kësaj partie në protestën e rradhësa Megjithëse publikisht protesta e zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë dy ditë më parë u konsiderua si madhështore, në takimin e zhvilluar me strukturat dhe deputetët, Basha kërkoi shmangien e neglizhencës në organizimin e protestës së rradhës, për një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe mbështetësve në protestën e rradhësa
Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se Shqipëria po kthehet në një Kolumbi europiane përsa i takon sasive të drogës që po dalin nga vendi ynë në destinacione të europësa
“Droga prej 5a6 tonësh e kapur në Gjermani është një tjetër dëshmi, pas avionit të mbetur në rërëa Partnerët tanë europiane, Italia, Greqia, Gjermania, etj janë shumë të shqetësuar për këtë situatë të rëndëuar për trafikun e drogës nga Shqipëriaa Qytetarët shqiptarë janë të tronditur thellë për këtë situatë të paprecedentë, e cila kërcënon rëndë të ardhmen e tyre, jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyrea Drogë do të thotë krim”, u shpreh Bashaa
Në vijim ai shtoi se opozita është në këmbë prej 8 muajsh duke denoncuar zhbërjen e Policisë së Shtetit, emërimet në postet kyce të administratës së shtetit të personave të dënuar brenda dhe jashtë vendit për trafik drogea
“Edi Rama dhe kupola e tij nuk kanë shqetësimin e qytetarëve, por si t’i ikin përgjegjësisë për këtë skandal, duke u bërë bashkëfajtorë përmes heshtjesa Halli i tyre është sesi ti mbyllin gojën përmes kërcënimeve qytetarëve, punonjësve të ndershëm të administratës deri edhe mediave, por partnerëve tanë ndërkombëtarë nuk mund t’ua mbyllin gojëna Edi Rama është përgjegjësi numër 1 për situatën në vend që po shkon drejt përkeqësimita Opsioni i zgjidhjes është largimi i Ramës dhe kupolës së tij nga qeverisja e vendita Kemi thirrur një protestë të madhe para Kryeministrisë të premten në orën 11, të të cilën ftoj të majtë dhe të djathtë për të qenë pjesëmarrës dhe për të larguar kartelin e drogës nga qeverisja e vendita Karteli më i rrëzikshëm për shqiptarët, është ai i drogës”, theksoi Bashaa
Source: Tema – Aktualitet