Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme fushën e grumbullimit të mbetjeve, në zonën e njohur si “landfilli” pranë Inceneratorit të Elbasanit. Bëhet e ditur se flakët po përhapet me shpejtësi në sipërfaqet me mbetje të ndryshme urbane dhe industriale.
Flakët e mëdha dhe shtëllunga të dendura tymi kanë pushtuar vendin, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth. Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e tymit dhe “erës” helmuese dhe rrezikun për shëndetin publik.
Ndërkohë forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes dhe po përpiqen të izolojnë flakët.
The post Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit/ Tymi “pushton” zonën e landfillit, zjarrfikëset drejt vendngjarjes appeared first on Albeu.com.